Synonte të vriste Putinin në Serbi, arrestohet i dyshuari
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i84897-synonte_të_vriste_putinin_në_serbi_arrestohet_i_dyshuari
Autoritetet serbe njoftuan arrestimin e një të dyshuari që synonte të vriste presidentin rus gjatë vizitës së tij në Beograd.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 17, 2019 16:56 Europe/Tirane
  • Synonte të vriste Putinin në Serbi, arrestohet i dyshuari

Autoritetet serbe njoftuan arrestimin e një të dyshuari që synonte të vriste presidentin rus gjatë vizitës së tij në Beograd.

Sipas gazetës Moscow Times, autoritetet serbe arrestuan 21-vjeçarin Armin Alibashik, për akuza për përgatitje të një sulmi terrorist ndaj vizitës së Presidentit rus Vladimir Putin në Beograd, kryeqyteti i Serbisë. Sipas këtij raporti, autoritetet serbe sekuestruan një pushkë që ndodhej në çantën e shpinës së Alibashik, si dhe zbuluan një depo të armëve dhe lëndëve të para për ndërtimin e eksplozivëve në banesën e tij. Alibashik gjithashtu mbante me vete flamurin e grupit terrorist ISIS, sipas raportit. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, udhëheq delegacionin e lartë rus gjatë vizitës në Serbi, me qëllim që të zhvillojë bashkëpunimin me vendin që synon të bëhet pjesë e BE-së. Putini para vizitës, akuzoi vendet perendimore për “destabilizimin” e Ballkanit.