Të mërkurën Maqedonia nënshkruan protokollin për anëtarësim në NATO
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i85309-të_mërkurën_maqedonia_nënshkruan_protokollin_për_anëtarësim_në_nato
Të mërkurën, më 6 shkurt, Maqedonia përfaqësuar nga ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov në një ceremoni zyrtare do të nënshkruajë protokolli për anëtarësim në NATO, njofton “REL” nga Brukseli, duke cituar burimet e NATO-s.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 01, 2019 15:28 Europe/Tirane
  • Të mërkurën Maqedonia nënshkruan protokollin për anëtarësim në NATO

Të mërkurën, më 6 shkurt, Maqedonia përfaqësuar nga ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov në një ceremoni zyrtare do të nënshkruajë protokolli për anëtarësim në NATO, njofton “REL” nga Brukseli, duke cituar burimet e NATO-s.

Teksti i protokollit tashmë është miratuar në të ashtuquajturën procedurë të heshtur ditën e hënë. Të mërkura duhet të nënshkruhet nga Dimitrovi dhe ambasadorët e shteteve anëtare, ndërsa në periudhën e ardhshme dokumenti duhet të ratifikohet nga secili shtet anëtar veç e veç.  Kështu, Maqedonia do të ketë të drejtë të marrë pjesë në të gjitha takimet në të gjitha nivelet e aleancës, por nuk do të ketë të drejtën e votimit derisa të bëhet anëtare e plotë.