Boban Stankoviq pritet të jetë ministër i ri i Bujqësisë i Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i85343-boban_stankoviq_pritet_të_jetë_ministër_i_ri_i_bujqësisë_i_kosovës
Ministër i ri i Bujqësisë pritet të jetë Boban Stankoviq, nga Partia e Pavarur Liberale e Slobodan Petroviqit. Kështu merr vesh Klan Kosova nga burime të saj brenda kësaj partie.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 02, 2019 15:52 Europe/Tirane
  • Boban Stankoviq pritet të jetë ministër i ri i Bujqësisë i Kosovës

Ministër i ri i Bujqësisë pritet të jetë Boban Stankoviq, nga Partia e Pavarur Liberale e Slobodan Petroviqit. Kështu merr vesh Klan Kosova nga burime të saj brenda kësaj partie.

Stankoviq aktualisht është zëvendësministër i Kulturës në Qeverinë e Kosovës. Në fillim të këtij viti ai ishte ndaluar nga autoritetet serbe në Merdare. Emërimi i Stankoviqit në këtë post do të vije pas lirimit nga detyra të Nenad Rikalos nga kjo ministri gjatë ditës së sotme me vendim të kryeministrit, Ramush Haradinaj. Ky vendim erdhi pas kushtit të PSD-së që ai të lirohet nga detyra me kusht që ky subjekt politik ta votojë buxhetin për këtë vit që pritet të hidhet në votim gjatë seancës së sotme parlamentare.