Daçiq: Referendum në Serbi për demarkacionin me Kosovën
(last modified Wed, 20 Feb 2019 17:54:59 GMT )
Shkurt 20, 2019 18:54 Europe/Tirane
  • Daçiq: Referendum në Serbi për demarkacionin me Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se demarkacioni i kufirit me Kosovën nuk është propozim zyrtar, por ide e zyrtarëve shtetërorë.

Sipas tij, nëse kjo ide bëhet propozim zyrtar, atëherë do të kalojë në Kuvendin e Serbisë si dhe për të do të vendosin qytetarët përmes referendumit. Komentet e ministrit Daçiq u bën pas takimit me ministrin e Jashtëm të Burundit, Ezechiel Nibigira. Megjithatë, të martën, Daçiq pati deklaruar se demarkacioni i kufirit me Kosovën është propozim zyrtar i Serbisë. Disa orë pas kësaj deklarate, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ideja për “vënien e kufirit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë e Serbi është dhënë nga vetë ai që para dy vjetësh”. “Nuk kam çfarë të komentoj. Këtë e kam thënë para dy vitesh”, tha Vuçiq gjatë një vizite në një Institut shëndetësor në Beograd.Çështja e ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë është përmendur disa herë edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.