Protestat e gazetarëve në Kroaci
Mars 03, 2019 06:09 Europe/Tirane
Me qindra gazetarë në Kroaci janë ngritur në protesta për të kundërshtuar dënimet e gazetarëve dhe punonjësve të medias.
Pjesëmarrësit në këtë protestë kanë dënuar veprimet hetuese, presionet politike dhe kërcënimet kundër medias dhe gazetarëve në Kroaci dhe atë e kanë cilësuar në kundërshtim me ligjin për mediat. Protestuesit kanë mbajtur pankarta në duar ku shkruhej “ Keni pushtuar median, por ne nuk heqim dorë nga puna e gazetarisë”. Kreu i sindikatës së medias dhe gazetarisë në Kroaci ka akuzuar qeverinë për shkatërrimin e medias dhe ka thënë: Ne jetojmë në një vend ku njerëzit dënohen me burg për shkak të publikimit të realitetit. Kroacia prej vitit 2013 është vend anëtar i BE.
Tags