Ministrja kroate godet me veturë fëmijën, ofron dorëheqje
Gabrijela Zhalac, ministre kroate e Zhvillimit Rajonal,e cila e ka pasur të skaduar e lejen e vozitjes kur e kishte goditur me veturë vajzën 10 vjeçare, ka ofruar dorëheqjen, njofton medie kroate.
Në aksidentin e trafikut që kishte ndodhur të shtunën në mbrëmje në qytetin Vinkovci, është lënduar rëndë fëmija që po e kalonte rrugën pasi atë e godit vetura që e ngiste ministrja Zhalac.
Fëmija, sipas policisë e kishte përshkuar rrugën ku nuk ishte i caktuar vendi për këmbësorë, transmeton Koha.net.
Vajza ishte dërguar në urgjencë dhe po vazhdon mjekimi i saj.
Pas aksidenti Zhalalac, duke qarë tha se e kishte dorëzuar mandatin dhe kishte ofruar dorëheqjen. Theksoi se leja e vozitjes i kishte skaduar në vitin 2016 porse këtë fakt ajo s’e kishte ditur.
“Kryesorja të shërohet fëmija”, tha ajo.