Liberalizimi i vizave për Kosovën peng i zgjedhjeve në BE
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i86880-liberalizimi_i_vizave_për_kosovën_peng_i_zgjedhjeve_në_be
Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë që liberalizimi i vizave ka mbetur peng për shkak të zgjedhjeve në BE.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 31, 2019 16:36 Europe/Tirane
  • Liberalizimi i vizave për Kosovën peng i zgjedhjeve në BE

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë që liberalizimi i vizave ka mbetur peng për shkak të zgjedhjeve në BE.

“Nuk është mirë që Kosova të jetë pjesë e një bllokade për shkak të zgjedhjeve në BE”, tha Veseli. Ai shtoi se BE-ja duhet të vij me një vendim për Kosovën pasi që shteti ynë i ka plotësuar të gjitha kushtet . “Ne jemi qytetarë Evropian, perëndimor, i kemi përmbushur të gjitha kriteret e BE-së, më shumë së të gjitha shtetet”, tha kryeparlamentari. Ndërkohë, Igor Soltes, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka thënë se shpreson dhe është optimist që regjimi i vizave për Kosovën do të hiqet para verës. “Unë sinqerisht shpresoj që heqja e regjimit të vizave për Kosovën do të bëhet para verës, por kjo varet nga Këshilli i BE-së, disa shtete e kundërshtojnë. Ne po bëjmë atë që mundemi për t’i bindur kolegët tanë që ata t’i bindin Qeveritë që t’i bindin ata në Këshill, pra mund të ndodhë, por gjithsesi duhet të presim edhe për zgjedhjet në Bashkimin Evropian, të shohim se çka do të ndodhë. Unë jam optimist”, ka thënë ai.