Kosova dhe Serbia pa i zgjedhur problemet le ta harrojnë BE-në
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i87016-kosova_dhe_serbia_pa_i_zgjedhur_problemet_le_ta_harrojnë_be_në
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Shinas i ka dërguar mesazh Kosovës dhe Serbisë për të zgjedhur problemet me njëra-tjetrën nëse duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 07, 2019 17:31 Europe/Tirane
  • Kosova dhe Serbia pa i zgjedhur problemet le ta harrojnë BE-në

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Shinas i ka dërguar mesazh Kosovës dhe Serbisë për të zgjedhur problemet me njëra-tjetrën nëse duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

“Problemet dypalëshe nuk duhet të importohen në BE. Është e nevojshme të vazhdohet procesi i dialogut”, u shpreh Shinas për Tanjug. Kurse në pyetjen se kur do të vazhdojë dialogu, komisionari evropian nuk ktheu përgjigje. Ndërsa sa i përket taksës së vendosur nga Kosova për produktet serbe tha se nuk është sinjal që mbështet rrugën evropiane. I pyetur se a ka BE fuqi për të bindur Kosovën për ta hequr taksën, Shinas është përgjigjur kështu: “Unë mendoj se mesazhi kuptohet dhe do të vazhdojmë të paraqesim qëndrimin tonë”.