Vuçiq, protestave të opozitës i kundërpërgjigjet me antimitingje
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i87169-vuçiq_protestave_të_opozitës_i_kundërpërgjigjet_me_antimitingje
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç  deklaroi se do të ftojë qytetarët për bashkim dhe unitet në një tubim në Beograd më 19 prill.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 13, 2019 16:08 Europe/Tirane
  • Vuçiq, protestave të opozitës i kundërpërgjigjet me antimitingje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç  deklaroi se do të ftojë qytetarët për bashkim dhe unitet në një tubim në Beograd më 19 prill.

Sipas Vuçiqit, uniteti është i nevojshëm pasi Serbinë e presin shumë probleme. “Nuk do të fshihemi më 19 prill. Nuk do të shëtisim nëpër rrugë, por do të qëndrojmë me një vend për të treguar se sa prej nesh jemi”, tha Vuçiq për televizionin Pink. Opozita në Serbi ka ftuar për të shtunën marshin protestues kundër presidentit Vuçiq. Ky, sipas opozitës, pritet të jetë marshi më i madh deri më tani. Presidenti Vuçiq tha se Aleanca për Serbinë nuk ka 10 për qind të mbështetjes së qytetarëve. “Para çdo fshati unë mund të mbledh më shumë njerëz”, tha Vuçiq duke komentuar pjesëmarrjen, sipas tij, të ulët në protestat e opozitës. Që prej dhjetorit të vitit të kaluar, në Serbi po mbahen protesta për të kundërshtuar, siç thuhet, sundimin autokratik të Vuçiqit dhe kufizimit të lirisë së mediave. Vuçiq, ka tentuar që ta paraqes vetes si një reformator pro-Bashkimit Evropian, teksa kërkon që të mbajë marrëdhënie të mira, me aleaten tradicionale, Rusinë.