Kosova do të kërkojë ndihmën e Shqipërisë për Tribunalin për krimet serbe
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i88622-kosova_do_të_kërkojë_ndihmën_e_shqipërisë_për_tribunalin_për_krimet_serbe
Kosova nuk mund ta formojë Tribunalin Ndërkombëtar për gjykimin e krimeve serbe, derisa nuk është pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 08, 2019 17:38 Europe/Tirane
  • Kosova do të kërkojë ndihmën e Shqipërisë për Tribunalin për krimet serbe

Kosova nuk mund ta formojë Tribunalin Ndërkombëtar për gjykimin e krimeve serbe, derisa nuk është pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Për këtë, burime brenda qeverisë së Kosovës kanë treguar se është duke u diskutuar mundësia që t’u kërkohet ndihmë shteteve mike, Shqipërisë dhe Kroacisë. Pas mbledhjes së fakteve, Kosova mund t’ia dorëzojë dokumentacionet këtyre shteteve të cilat duke u bazuar në to, nga Këshilli i Evropës mund të kërkojnë krijimin e Tribunalit. Por, kundër kësaj ideje po del shoqëria civile. Përfaqësuesit e kësaj shoqërie thonë se mundësia më e mirë është gjykimi krimeve serbe përmes gjykatave të vendit dhe Prokurorisë Speciale. Derisa Kuvendi ka vazhduar me procedurat e brendshme, si krijimin e një komisioni shtetëror për mbledhjen e fakteve dhe përpilimin e dokumentacioneve të nevojshme për krijimin e tribunalit.