Zgjedhjet lokale në Shqipëri dhe procesi i numërimit të votave
Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vendore në Tiranë do të mbajnë konferencë për shtyp sot në orën 15:00.
Shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, Audrey Glove do të paraqesë gjetjet dhe përfundimet paraprake mbi mënyrën e zhvillimit të procesit zgjedhor më 30 qershor. Glover do japë një vlerësim zyrtar të procesit zgjedhor mbi pajtueshmërinë me angazhimet e OSBE-së, standardet për zgjedhjet demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar. Misioni vëzhgues i Zyrës së OSBE-së përbëhet nga 174 vëzhgues nga 33 vende të ndryshme. Ky është i vetmi grup ndërkombëtar vëzhgimi në terren në Shqipëri që monitoir zgjedhjet e së dielës pas anulimit të vëzhguesve nga ana e Këshillit Evropian në moment të fundit. Dje qytetarët e Shqipërsië në mbarë vendin votuan për të zgjedhur 61 kryebashkiakët që do drejtojnë për gjatë këtyre 4 viteve. Procesi i numërimit të votave vazhdoi gjatë gjithë natës pa pasur probleme. Erion Veliaj është pranë një mandati të dytë. Deri më tani për Bashkinë e Tiranës janë numëruar 395 kuti votimi nga 919 që janë në total. Nga votat e numëruara deri tani, Veliaj ka marrë 64613 vota, ndërsa kundërshtari i tij, Arben Skenderaj mori 4253 vota. Veliaj është shkëputur ndjeshëm ndaj rivalit të tij. Dukle reaguar ndaj mospjesëmarrjes së PD në zgjedhje, ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, në një reagim pas përfundimit të votimit për zgjedhjet e 30 qershorit thotë se sot pas rreth 3 dekadash, PD nuk ka më asnjë pushtet. Për Topallin, Partia Demokratike praktikisht nuk është më dhe kjo është vrasja më mizore, që kreu i saj mund t’i bënte demokratëve. "Pasi humbi “revolucionin”, dhe dështoi të arrinte qeverinë teknike, pasi dështoi të rrëzonte Ramën dhe pasi la PD pa asnjë pushtet politik...Ti Lul kësaj rradhe nuk mund të këndosh më mbi trupin që jep shpirt të Partisë sonë.Ti ishe eksperimenti më i pamerituar për demokratët dhe për vendin". Është koha për të ringritur Partinë Demokratike nga e para thotë Topalli dhe për të larguar këtë klasë politike.