Organizimi i forcës Hashd Shaabi në Irak
(last modified Tue, 02 Jul 2019 07:03:58 GMT )
Korrik 02, 2019 09:03 Europe/Tirane
  • Organizimi i forcës Hashd Shaabi në Irak

Megjithëse deputetët e Parlamentit të Irakut më 27 Nëntor 2016, miratuan me shumicë votash ligjin për forcat popullore Hashd Al Shaabi duke i shpallur ato si një institucion legjitim, disa kundërshtarë të jashtëm e të brendshëm të qeverisë së Irakut, po e akuzojnë Hash Al Shaabin për sektarizëm.

Sipas ligjit në fjalë, Hashd Al Shaabi njihet si një institucion legjitim në Irak që ka detyra të përcaktuara. Në bazë të këtij ligji, Hashd Al Shaabi do të jetë plotësisht nën urdhrat e komandës së përgjithshme të forcave të armatosura të Irakut. Në Qershor 2014, Iraku u bë dëshmitar i një agresioni të gjerë të terroristëve të ISIS dhe i pushtimit të një pjese të madhe të territorit të vendit nga terroristët. Pas këtij agresioni dhe në kushtet e një krize tepër të rëndë, lideri i madh fetar irakian Ajetollah Sistani, lëshoi një dekret fetar për themelimin e forcave vullnetare popullore që u quajtën Hashd Al Shaabi Dy vjet pas themelimit të këtyre forcave, ekzistojnë të dhëna të ndryshme në lidhje me numrin e saktë të anëtarëve të Hashd Al Shaabit, por Ahmed Al Asadi, zëdhënësi i këtyre forcave, deklaroi se Hashd Al Shaabi ka mobilizuar 141 mijë trupa në luftë kundër terrorizmit. Kundërshtarët e Hashd Al Shaabit, në fakt janë kundërshtarët e qeverisë irakiane Kundërshtarët e Hashd Al Shaabit e akuzojnë këtë grup për ekstremizëm. Hashd Al Shaabi akuzohet për sektarizëm në një kohë kur shumë nga komandantët e këtij grupi qw kanë marrë pjesë në operacionin për çlirimin e Mosulit, janë sunitë. Burimet zyrtare irakiane bëjnë të ditur se nga 141 mijë forca të Hashd Al Shaabit, 25-30 mijë prej tyre janë nga fiset sunite dhe mbi 30 mijë të tjerë janë nga bashkësia turkmene e Irakut. Si rrjedhim, të paktën 40 % të pjesëtarëve të Hashd Al Shaabit e përbëjnë sunitët irakianë dhe ky fakt i hedh poshtë akuzat për sektarizmin e këtij grupi.

 

 

 

Tags