Ndalohet futja e funksionarëve të Serbisë në Kosovë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i89264-ndalohet_futja_e_funksionarëve_të_serbisë_në_kosovë
Zyrtarë të Ministrisë së Jashtme, të Kosovës paralajmëruan se nuk do të lejojnë asnjë zyrtar nga Beogradi të vizitojë Kosovën dhe se kërkesat e tilla do të refuzohen derisa Beogradi nuk po ndryshon sjelljen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 05, 2019 03:05 Europe/Tirane
  • Ndalohet futja e funksionarëve të Serbisë në Kosovë

Zyrtarë të Ministrisë së Jashtme, të Kosovës paralajmëruan se nuk do të lejojnë asnjë zyrtar nga Beogradi të vizitojë Kosovën dhe se kërkesat e tilla do të refuzohen derisa Beogradi nuk po ndryshon sjelljen.

Këshilltari Politik i Ministrit të Punëve të Jashtme, të Kosovës, Jetlir Zyberaj, tha në një postim në “Facebook”, se vendimi pason “kërcënimet hibride që Serbia bën ndaj Kosovës, propagandën e vazhdueshme dhe lajmet e rreme ndaj vendit dhe qytetarëve si dhe përpjekjet e fundit, për të inskenuar një të ashtuquajtur krizë humanitare, në veri të Kosovës”. Në veri, të hënën dhe të martën, tregtarët i kanë mbyllur dyqanet, duke thënë se nuk kanë prodhime për të shitur. Vendimi i tyre ka ardhur më shumë se shtatë muaj, pasi Qeveria e Kosovës u ka vënë taksë 100%, prodhimeve të importuara nga Serbia. Dyqanet në veri janë rihapur të mërkurën, por tregtarët kanë thënë se vazhdojnë të kenë mungesa prodhimesh. Qeveria e Kosovës ka hapur disa pika të shitjes atje dhe i ka mohuar pretendimet e Beogradit se në veri ka “krizë humanitare”.