Vulin: Ushtria e Kosovës, kërcënimi më i madh për sigurinë në Ballkan
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i89586-vulin_ushtria_e_kosovës_kërcënimi_më_i_madh_për_sigurinë_në_ballkan
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se bashkëpunimi i ushtrisë së Serbisë me NATO-n, nën Programin e Partneritetit për Paqe, është një "nivel optimal" i marrëdhënieve reciproke.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 17, 2019 15:09 Europe/Tirane
  • Vulin: Ushtria e Kosovës, kërcënimi më i madh për sigurinë në Ballkan

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se bashkëpunimi i ushtrisë së Serbisë me NATO-n, nën Programin e Partneritetit për Paqe, është një "nivel optimal" i marrëdhënieve reciproke.

Në një takim në Beograd me komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Tod Wolters, Vulin tha se kërcënimi më i madh për sigurinë në Ballkan është formimi i ushtrisë së Kosovës dhe "përpjekjet për formimin e Shqipërisë së madhe", thuhet në komunikatën e Ministrisë serbe të Mbrojtjes. "Për Serbinë, KFOR-i [mision paqeruajtës i NATO-s] është i vetmi formacion i ligjshëm i armatosur në Kosovë dhe popullata serbe e sheh atë si garantuesin e vetëm të sigurisë. Andaj, për Serbinë është shumë shqetësuese kur zvogëlohet kapaciteti ose roli i KFOR-it", tha Vulin. Wolters vlerësoi, siç thuhet në komunikatë, kontributin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura të Serbisë në operacionet shumëkombëshe, nën mandatin e Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara. Kuvendi i Kosovës, në dhjetor të vitit të kaluar, ka miratuar ligjet, me të cilat mundësohet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës.