MEK: Kërcënim për sigurinë e Evropës/ alarm rreziku për Shqipërinë
Kërcënimi që i kanoset sigurisë së Shqipërisë nga prania e grupit terrorist MEK në këtë vend është i atillë saqë jo vetëm ky vend por edhe Evropa do të detyrohen të paguajnë pasojat e veprimeve dhe dhunshme dhe të vrasjeve që mund të kryejnë anëtarët e MEK sa herë që ata të marrin mision.
Analizimi i sjelljes së organizatës terroriste MEK gjatë kohës kur ajo ishte e pranishme në Irak, tregon se ky grup pas rrëzimit të diktatorit Irakian Sadam Husein, gjatë dekadës së fundit të pranisë së saj në Irak ka kryer disa veprime për të shtuar influencën në shtetin e ri të Irakut, për të marrë pëlqimin e fiseve dhe nomadëve Irakianë, për të krijuar përçarje dhe për të keqpërdorur ekonominë, me qëllimin e vetëm që të ruajë pozitën e vet në Irak. Sigurisht të tilla veprime janë bërë me anë të mbështetjes së Amerikës dhe për këtë ato krijuan sfida serioze për qeverinë Irakiane e cila kërkoi dëbimin e këtij grupi terrorist nga Iraku. Sot, MEK i ndodhur në Shqipëri, duke pasur mbështetjen e Amerikës, po përdor eksperiencën e tij të kaluar për të kryer veprime të jashtëligjshëm në fusha të ndryshme me qëllim që të forcojë pozitën dhe praninë e tij në këtë vend evropian. Analizimi i një pjese të veprimeve të MEK në Shqipëri dhe krahasimi i tyre me lëvizjet e këtij kulti gjatë qëndrimit në Irak, mund të tregojë rrugën e veprimeve të tjera të jashtëligjshme që mund të ndërmarrë ky grup terrorist në Shqipëri, veprime që sjellin rreziqe mbi praninë afatgjatë të këtyre terroristëve në Evropë.
Influenca dhe depërtimi në shtet
30 vjet prani e MEK në Irak dhe mbështetja e gjithanshme e ish-diktatorit Irakian për këtë grup, krijoi disa mundësi për MEK që ky grup terrorist të depërtojë dhe influencojë në shërbimin informativ të Irakut dhe tek vetë shteti Irakian. Pas rrëzimit të Sadamit dhe me ndryshimet thelbësore që pasuan shtetin e ri Irakian, influenca e MEK qëndroi aty ku ishte në vitin e parë të shtetit të ri Irakian. Ky grup terrorist kishte influencë në një pjesë të parlamentit të ri të Irakut, në atë pjesë të ushtrisë që më pas tradhtoi në interes të grupit terrorist ISIS, si dhe kishte influencë në disa ministri dhe për këtë arsye shteti Irakian u përball seriozisht me sfidën e dëbimit të këtij grupi terrorist ( MEK ) nga Iraku. Mek lidhjet e tij në Irak përveçse i ka shfrytëzuar nga aspekti politik i ka shfrytëzuar edhe nga aspekti informativ dhe ekonomik. Disa prej anëtarëve të parlamentit Irakian, në formë të hapur përpiqeshin për të plotësuar interesat e grupit terrorist MEK. E njëjta gjë sot vihet re edhe në Shqipëri. Siç thonë disa anëtarë të larguar të MEK, elementët e varur nga MEK duke paguar ryshfete dhe duke pasur mbështetjen e Amerikës kanë arritur të influencojnë në shtetin shqiptar dhe këto lidhje të fshehta t’i përdorin për realizimin e qëllimeve dhe interesave të tyre. P.sh. krerët e MEK influencën e tyre e përdorin për të ushtruar presione ndaj anëtarëve të larguar në Shqipëri. Kjo metodë që përdor MEK është pikërisht ajo mënyrë e lidhjeve me disa personalitete të korruptuar politikë në Amerikë të cilët në shkëmbim të ryshfeteve edhe në qeverinë amerikane synojnë realizimin e interesave të këtij kulti terrorist.
Popullariteti dhe mbështetja popullore me reportazhet mediatike
Në muajt e fundit të pranisë së MEK në kampin Ashraf, u vu re se krerët e këtij grupi edhe pse nuk ishin të gatshëm të pranonin urdhrin e boshatisjes së kampit dhe largimit të tyre, në çdo lloj forme janë munduar të pengojnë zbatimin e këtij urdhri ligjor të qeverisë Irakiane. Një prej format e përdorura nga ky grup ishte prezantimi i reportazheve gjoja për mbështetje nga populli Irakian dhe mbështetja e fiseve dhe nomadëve Irakianë për këtë grup terrorist!. Të lëmë mënjanë krimet, tradhtitë dhe keq shfrytëzimin e burimeve financiare nga ky grup në Irak nuk mund të harrohen kurrë për popullin Irakian, mirëpo ky MEK është munduar që palës evropiane që ishte vendimmarrëse në këtë projekt, t’i tregonte se populli Irakian nuk ka asnjë problem me praninë e tyre në territorin Irakian dhe se e mbështesin këtë grup terrorist! prania e disa Irakianëve që MEK pretendonte se ishin krerë të fiseve Irakiane në festimet dhe ceremonitë e ndryshme që organizoheshin në kampin Ashraf, përdoreshin si mjet gjoja për mbështetjen e këtij grupi në mediat e varura nga MEK. Mirëpo ndjenja reale e populli Irakian ndaj këtij grupi që për vite me radhë ka bashkëpunuar me Sadamin, ka grabitur pasuritë e Irakut, ka kryer terrore, vrasje dhe krime në këtë vend, nuk është gjë tjetër veçse urrejtja ndaj këtij grupi terrorist. pikërisht kjo urrejtje e ka shtyrë kombin Irakian që disa herë të mundohet të futet në kampin Ashraf dhe të marrë hakun e gjakut të martirëve të vrarë nga terroristët e MEK. Sulmi i grupit “ Bijtë e Intifadës Shabanie” në kampin Ashraf, që shkaktoi vrasjen e një numri të madh të anëtarëve të MEK, është shembull i kësaj hakmarrjeje. Në këtë mënyrë nga mediat e varura nga MEK në Irak, pothuajse për çdo ditë dhe çdo javë jepeshin reportazhe me filma ku konfirmohej mbështetja për grupin terrorist MEK nga gjoja krerë të fiseve Irakiane. Krerët e MEK për të përfituar nga propaganda mediatike kanë paguar shuma të mëdha parash për disa nga mediat jo shumë të njohura në Irak me qëllim që këto media të transmetonin reportazhet e përpiluara nga vetë MEK.
Thithja e të moshuarve me shërbime falas stomatologjike
Sot në Shqipëri mund të shihet e njëjta sjellje e MEK në Irak. Ata mundohen të paraqesin idenë se populli shqiptar ka lidhje miqësore dhe paqësore me MEK. Për të treguar këtë, grupi terrorist MEK ka ftuar të moshuarit që të marrin shërbime falas në kampet e këtij grupi në Tiranë dhe në media janë transmetuar pamje rreth shërbimeve falas të stomatologjisë dhe të vizitave falas mjekësore për të moshuarit shqiptar brenda në kampin e grupit në Tiranë.
Kampi i MEK në Shqipëri
Në disa nga mediat shqiptare, për këtë janë bërë reportazhe me porosi që tregojnë se populli shqiptar sa i përket këtij kulti terrorist ka lidhje miqësore dhe paqësore. Mirëpo nëse analizojmë lajmet, raportet dhe analizat reale mediatike në Shqipëri, vëmë re përdorimin e fjalës “ Moxhahedin-e-Khalk” dhe pasqyrimin e të kaluarës terroriste të këtij grupi dhe kërcënimin që paraqet ky grup për Shqipërinë. Në këtë analiza vazhdimisht flitet për domosdoshmërinë e dëbimit të MEK nga Shqipëria. Megjithatë sot në Shqipëri, MEK shpenzon shuma të mëdha parash me qëllim që të pengojë formimin e dëshirës popullore dhe mediatike për dëbimin e këtij grupi nga vendi.
Përsëritja e kërcënimeve të kultit terrorist në sektorin e sigurisë
Analizimi i sjelljeve mashtruese të kultit Raxhavi në Shqipëri që është përsëritje e sjelljeve të këtij grupit në vitet e fundit të qëndrimit në Irak, mund të thuhet se kërcënimet e sigurisë të MEK në Irak mund të përsëriten në Shqipëri. Me fjalë të tjera ky grup me karakter të theksuar terrorist, mund të kryejë akte terroriste dhe vrasje për të realizuar disa prej qëllimeve dhe objektivave të tij.
Pikërisht ashtu siç në Irak në kohën kur në këtë vend ishin të pranishëm amerikanët dhe vërshuan grupet terroriste, grupi MEK në kampin e tij Ashraf ka trajnuar pjesëtarët e Al Kaidës dhe ka trajnuar elementët e sulmeve kamikaze me bomba, kësaj here kjo mund të përsëritet edhe në Shqipëri. Në vitet e pranisë së forcave amerikane në Irak, amerikanët për të justifikuar praninë e tyre në Irak, flisnin për pasigurinë në këtë vend. Me fjalë të tjera Shteteve të Bashkuara të Amerikës praninë e saj në Irak e ka justifikuar me gjoja luftën kundër kërcënimeve terroriste. Në ato vite, MEK si pjesë e misionit të tij kishte trajnimin e elementëve përgjegjës për kryerjen e sulmeve kamikaze ( vetëvrasja me bombë ), në kampin Ashraf. Kjo çështje është zbuluar në ato vite nga vetë mediat amerikane. Thënë më thjeshtë, nëse politikat e Amerikës edhe një herë shkojnë në atë anë që shkuan pas ngjarjes së 11 shtatorit, dhe edhe një herë lind nevoja për një luftë tjetër me pjesëmarrjen e Evropës, për të justifikuar krijimin e një aleance botërore, kush dhe çfarë grupi duhet marrë si pretekst? Kryerja e një akti terrorit në territorin Irakian, për një grup si MEK që ka eksperiencë të gjatë në kryerjen e akteve terroriste dhe krimeve të ndryshme, mos është diçka e paimagjinueshme? MEK që një herë e një kohë në Irak për të realizuar qëllimet e Amerikës kanë kryer veprimet më të pista, kësaj herë për të kryer po këto shërbime, çfarë mund të bëjë? Deri më sot ky grup përveç shërbimeve terroriste, çfarë shërbimi tjetër u ka dhënë amerikanëve? Përveç porosive të bëra nga amerikanët që MEK të kryerje veprime terroriste dhe kundër sigurisë, vetë ky grup terrorist për të garantuar interesat dhe qëllimet e tij politike shumë herë ka përdorur armën. P.sh. në kohën kur qeveria aktuale e Irakut, dëbimin e grupit MEK nga Iraku e vendosi në prioritet të punës së saj, ky kul terrorist shumë herë ka programuar të kryejë akte terroriste kundër qeverisë Irakiane. Sipas disa rasteve të publikuara nga policia Irakiane, aparatet e sigurisë dhe të inteligjencës në Irak, kanë zbuluar disa informacione sipas të cilave MEK ka programuar kryerjen e akteve terroriste për të krijuar ndasi dhe përçarje fetare në Irak. P.sh. sulmi nda xhamive të sunitëve në Irak për t’i kundërvënë ata kundër shiitëve ose e kundërta, janë disa nga veprimet e MEK për të krijuar konflikt ndër-fetar në Irak dhe për të destabilizuar gjendjen e sigurisë për qeverinë Irakiane. Duke pasur parasysh eksperiencën e këtij grupi në të tilla aktivitete, cilat mund të jenë përmasat e veprimeve të tij në Evropë? Rreziku i përsëritjes së veprimeve terroriste dhe kundër sigurisë të MEK ndihen akoma më shumë në kohën kur mediat shqiptare të paralajmërojnë për rrezikun e pranisë së MEK në vend dhe në kohën kur qeveria shqiptare të kërkojë dëbimin e këtij grupi terrorist nga vendi. polica dhe shërbimi informativ i Shqipërisë, gjithashtu në raportet e tij ka përmendur disa herë faktorët e rrezikshëm të pranisë së MEK në Shqipëri. P.sh. një dokument sekret i shërbimit informativ shqiptar i cili më vonë është përhapur në media, tregon se shërbimi informativ i Shqipërisë, grupin MEK e ka përcaktuar si kult të rrezikshëm terrorist i cili gjatë qëndrimit të tij në Irak ka kryer veprime të shumta kundër sigurisë. Ata kanë përmendur edhe eliminimin fizik të anëtarëve të grupit me urdhër të kryesisë dhe kanë theksuar se karakteristikat kulte të këtij grupi vazhdojnë akoma dhe ekziston mundësia e ripërtëritjes së ngjarjeve në Shqipëri. Çështja e anëtarësimit dhe e trajnimit për tu futur në grupet terrorist është një prej veprimeve serioze të MEK që vihet re shumë në të kaluarën e këtij grupi. Gjatë viteve të fundit dhe në kohën kur ISIS kishte nevojë për ushtarë në Irak dhe në Siri, Evropa ka qenë garantuese serioze e forcave për të këtë grup terrorist takfirist. Shkollat dhe medresetë ishin qendrat për thithjen e ushtareve të ISIS. Këto shkolla duke propaganduar vahabizmin mundoheshin të thithnin sa më shumë ushtarë për ISIS. Organizata terroriste MEK me një eksperiencë të tillë mund të luajë po të njëjtin rol për vazhdimin e jetës së grupeve terroriste. Pikërisht të tilla faktorë kërcënues janë bërë shkak që asnjë vend evropian të mos tregohet i gatshëm për të pranuar terroristët e MEK por Shqipëria kundrejt disa favoreve nga amerikanët u detyrua të pranojë këtë kult terrorist. Ndër këto favore ishte pagesa e 20 milion dollarëve në vit për pranimin e kultit terrorist dhe ndihma për daljen nga izolimi ndërkombëtar në Evropë, favore që e detyruan Shqipërinë të pranojë këtë grup të rrezikshëm. Sot kur kanë kaluar pothuajse 3 vjet nga prania e kultit terrorist MEK në Shqipëria, qeveria shqiptare e ndikuar nga presioni i mediave dhe i opinionit publik është detyruar të japë përgjigje dhe përgjigjja më e paktë ishte ajo e ministrit të brendshëm i cili ka paralajmëruar grupin terrorist MEK duke thënë: Ky grup është pranuar për të jetuar dhe jo për të kryer aktivitete politike në Shqipëri. Sigurisht futja e tyre në Shqipëri sjell kërcënime të veçanta,... Ata rrezikojnë të kryejnë veprime të dhunshme. Në realitet qeveria shqiptare është në dijeni të plotë të kërcënimeve të MEK dhe tani ajo po përpiqet të vendosë kontrollin e saj dhe të kontrollojë kërcënimet nga aktivitetet e MEK. Mirëpo është fakt se nëse ky grup terrorist për çdo lloj arsyeje fillon të kryejë dhunë dhe terrore, atëherë jo vetëm Shqipëria por e gjithë Evropa do të detyrojë të paguajë pasojat e veprimeve të këtij grupi terrorist. Me fjalë të tjera futja dhe pranimi i një grupi terrorist duke ruajtur strukturën e tij të kultit terrorist dhe mos përkushtimi në paralajmërimet përkatëse, me padyshim do të thotë importim i pasigurisë në territorin shqiptar dhe në atë të Evropës.