Banditët dhe huliganët serbë sulmuan konsullatën e Kosovës në Danimarkë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i90198-banditët_dhe_huliganët_serbë_sulmuan_konsullatën_e_kosovës_në_danimarkë
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se mëngjesin e sotëm është sulmuar konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, në Mbretërinë e Danimarkës si dhe është dëmtuar stema e shtetit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 14, 2019 17:16 Europe/Tirane
  • Banditët dhe huliganët serbë sulmuan konsullatën e Kosovës në Danimarkë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se mëngjesin e sotëm është sulmuar konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, në Mbretërinë e Danimarkës si dhe është dëmtuar stema e shtetit.

Pacolli ka thënë se këtë veprim e kanë bërë banditët dhe huliganët serbë në Danimarkë. “Ne e dënojmë këtë veprim qyqarë që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore. Ne jemi duke punuar me autoritetet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Sulmet e vazhdueshme të huliganëve serbë kundër ambienteve diplomatike dhe konsullore të Kosovës tregojnë vetëm frustrimin e politikës së ngecur të Serbisë e cila ende nuk do të kuptoj se qe 11 vjet në Ballkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhet Republika e Kosovës”, ka thënë Pacolli. Ministri ka thënë se e dënon fuqishëm propagandën serbe dhe fushatën agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës.