Me Kadri Veselin kryeministër do përmbyllet me njohje dialogu me Serbinë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i90288-me_kadri_veselin_kryeministër_do_përmbyllet_me_njohje_dialogu_me_serbinë
Dialogu me Serbinë i filluar si proces teknik e më pas edhe politik, qysh në vitin 2011 mund të përmbyllet vetëm nga Qeveria e udhëhequr nga Kadri Veseli, shprehet i bindur Enver Hoxhaj, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 18, 2019 16:36 Europe/Tirane
  • Me Kadri Veselin kryeministër do përmbyllet me njohje dialogu me Serbinë

Dialogu me Serbinë i filluar si proces teknik e më pas edhe politik, qysh në vitin 2011 mund të përmbyllet vetëm nga Qeveria e udhëhequr nga Kadri Veseli, shprehet i bindur Enver Hoxhaj, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Hoxhaj në një intervistë për mediat, tha se me Serbinë nuk do të lejohen kompromise dhe nuk do të bisedohet asnjëherë për tema të brendshme. Përmbylljen e një sfide të madhe historike e quan si fundin e këtij procesi, duke shtuar nuk do të ketë më proces të stërzgjatur të dialogut, por njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Hoxhajt, dialogu është një proces jetik dhe prioritet i dorës së parë për Kosovën, me ç’rast me përfundimin e këtij procesit, do të përmbyllet edhe shtet-ndërtimi i Kosovës. Hoxhaj, tha se taksa nuk ka qenë një qëllim politik i Kosovës, përderisa thotë se ai qenë bajraktari i kësaj nisme. Sipas tij, me vendosjen e taksës është tentuar të ushtrohet sovraniteti i brendshëm i shtetit. Hoxhaj shprehet se Bashkimi Evropian (BE), ka ndjekë një politikë të diskriminimit për Kosovën, e sidomos ndaj procesit te liberalizmit të vizave. Ai thotë se BE-ja nuk e shpërblyer përpjekjen e Kosovës për shtet-ndërtim. “Ka pas situata kur Bashkimi Evropian nuk ka qenë fer në raport me Kosovën, sidomos sa i takon procesit të liberalizmit të vizave, ka ndjekë një politikë të diskriminimit, ka parashtruar më shumë kritere që të plotësohen se sa vendet e tjera të rajonit dhe në fund nuk e ka shpërblyer përpjekjen tonë", theksoi Hoxhaj.