Greqia nuk mbështet Shqipërinë për hapjen e negociatave
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i90790-greqia_nuk_mbështet_shqipërinë_për_hapjen_e_negociatave
Kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis, në një konferencë për mediet ka bërë me dije se vendi i tij nuk do mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 08, 2019 15:19 Europe/Tirane
  • Greqia nuk mbështet Shqipërinë për hapjen e negociatave

Kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis, në një konferencë për mediet ka bërë me dije se vendi i tij nuk do mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së.

Ka qenë gazeta greke Kathimerini, ajo që ka publikuar qëndrimin e Mitsotakis, e cila në një mesazh në rrjetet Twitter, shkruan së Greqia është kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. “Mitsotakis thotë se Greqia nuk do të mbështesë bisedimet e pranimit me Shqipërinë derisa të tregojë një ndryshim ‘të prekshëm’ në trajtimin ndaj pakicës etnike”, shkruhet në mesazh.