Ish-diplomati serb: Vuçiç mos u lodh, Kosovën e kemi humbur
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i90812-ish_diplomati_serb_vuçiç_mos_u_lodh_kosovën_e_kemi_humbur
Ish-diplomati serb, Milan St. Protiç, që kishte shërbyer si  ambasador i Serbisë në Washington, thotë se Vuçiq duhet të kuptojë që  Kosova është humbur dhe nuk duhet të merret më me këtë çështje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 09, 2019 16:24 Europe/Tirane
  • Ish-diplomati serb: Vuçiç mos u lodh, Kosovën e kemi humbur

Ish-diplomati serb, Milan St. Protiç, që kishte shërbyer si  ambasador i Serbisë në Washington, thotë se Vuçiq duhet të kuptojë që  Kosova është humbur dhe nuk duhet të merret më me këtë çështje.

“Kosova është humbur, dhe nuk duhet harxhuar energji shtesë. Një gjë  të tillë nuk e pranojnë vetëm politikanët e pa sinqertë. Ajo betejë  është humbur”, ka thënë historiani serb Protiç. Teksa ka folur për vazhdimin e dialogut për normalizim të raporteve  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfshirjes së SHBA-së në këtë proces,  Protiç thotë se ofensiva e fundit e SHBA’së për të zgjidhur problemin  mes Prishtinës dhe Beogradit vjen si rezultat i zgjedhjeve presidenciale  që do të mbahen në Amerikë në vitin 2020. “SHBA-ja u fut në ofensive sa i përket zgjidhjes së çështjes së  Kosovës, sepse u vlerësuar që një zgjidhje mund të arrihet para  zgjedhjeve presidenciale”, ka shtuar tutje ish-diplomati serb, shkruan  ‘Pravda’. Protiç madje angazhimin aktual të SHBA’së e krahason me atë të para  disa viteve, kur u arrit Marrëveshja e Dejtonit pas dështimit të Evropës  që ta bindte Millosheviçin për bashkëpunim. Sipas tij aktualisht Kosova nuk është tema kryesore globale, por që  në rast të ardhjes së Joseph Biden si demokrat në krye të SHBA’ve, thotë  se interesi për Kosovën mund të rritet.