Ministri i Jashtëm çek: Asnjë arsye për të tërhequr njohjen e Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i91011-ministri_i_jashtëm_çek_asnjë_arsye_për_të_tërhequr_njohjen_e_kosovës
Nuk ka asnjë arsye për të tërhequr njohjen e Kosovës, deklaroi sërish sot ministri i Jashtëm çek, Tomas Petricek, sipas lidovky.cz, që i referohet agjencisë çeke të lajmeve, CTK.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 18, 2019 04:23 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm çek: Asnjë arsye për të tërhequr njohjen e Kosovës

Nuk ka asnjë arsye për të tërhequr njohjen e Kosovës, deklaroi sërish sot ministri i Jashtëm çek, Tomas Petricek, sipas lidovky.cz, që i referohet agjencisë çeke të lajmeve, CTK.

”Politika jonë e jashtme duhet të ketë vazhdimësi dhe qartësi”, theksoi ai. Ky ishte një reagim ndaj deklaratës së djeshme nga kryeministri Andrej Babis, se kjo temë duhej të diskutohej në takimin e muajit tetor të zyrtarëve të lartë kushtetues. ”Ne e njohëm Kosovën ‘de jure’… Unë jam i gatshëm ta diskutoj çështjen me kryeministrin dhe zyrtarët kushtetues dhe do të paraqes argumentet e mia. Jam i bindur që politika jonë e jashtme duhet të ketë vazhdimësi dhe qartësi”, theksoi ai. Presidenti çek, Milos Zeman tha javën e kaluar gjatë një vizite në Serbi se ai do të dëshironte të diskutonte me zyrtarët e lartë kushtetues mundësinë që Republika Çeke të rishikonte njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.