Turqia e gatshme t’i ofrojë mbështetje Kosovës në fushën e sigurisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i91067-turqia_e_gatshme_t’i_ofrojë_mbështetje_kosovës_në_fushën_e_sigurisë
Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, i shoqëruar nga drejtori i Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave, Fadil Kodra, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, ku janë pritur nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, i Turqisë, Muhterm Ince.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 20, 2019 16:59 Europe/Tirane
  • Turqia e gatshme t’i ofrojë mbështetje Kosovës në fushën e sigurisë

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, i shoqëruar nga drejtori i Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave, Fadil Kodra, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, ku janë pritur nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, i Turqisë, Muhterm Ince.

Sipas njoftimit për media në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, sidomos për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe u vlerësua së të dy shtetet do të vazhdojnë bashkëpunimin në realizimin e prioriteteve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar. Gjatë kësaj vizite zëvendësministri Shkodra, takoi shefin e Policisë Turke,  Mehmet Aktaş. Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e mirë mes dy policive të dy shteteve dhe u theksua se kjo traditë e mirë e bashkëpunimit të do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Në njoftim thuhet se në fund të vizitës zëvendësministri Shkodra vizitoi Akademinë e Policisë së Turqisë, ku u prit nga drejtori i Akademisë, Yılmaz Çolak.