Në Shqipëri organizohet java e filmit "Të Drejtat e Njeriut"
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i91158-në_shqipëri_organizohet_java_e_filmit_të_drejtat_e_njeriut
Sesioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar për Filmin e të Drejtave të Njeriut u organizua në Shqipëri.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 24, 2019 17:06 Europe/Tirane
  • Në Shqipëri organizohet java e filmit

Sesioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar për Filmin e të Drejtave të Njeriut u organizua në Shqipëri.

Siç bënë të ditur IHRFFA, java e filmit për të drejtat e njeriut në Tiranë ditën e kaluar përfundoi punimet e saj. Gjatë kësaj jave, janë transmetuar filma me cilësi të lartë nga anë e mbanë bota me temë të drejtat e njeriut. Këtë vit sesioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut u organizua në Shqipëri ndërsa Gjermania ka bërë financimin e këtij festivali. Zotimi ndaj të drejtave të njeriut është gurthemeli i politikës së jashtme të Gjermanisë.

Nëse gjatë viteve të kaluara ky festival ishte përqendruar në krimet e organizuara, korrupsionin, terrorizmin, emigrimin ose kërcënimin e të vërtetës, këtë vit kjo veprimtari u shfaq në skenë me një temë të veçantë dhe është përqendruar në këtë temë: "Bota po vret".

Gjatë kësaj jave janë transmetuar 44 filma nga mesi i qindra filmave të paraqitur nga e gjithë bota.