Amerika cakton përfaqësuesin special për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i91383-amerika_cakton_përfaqësuesin_special_për_negociatat_mes_kosovës_dhe_serbisë
Presidenti Trump njoftoi të enjten se do të emërojë ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm për bisedimet e paqes midis Kosovës dhe Serbisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 04, 2019 09:40 Europe/Tirane
  • Amerika cakton përfaqësuesin special për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti Trump njoftoi të enjten se do të emërojë ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm për bisedimet e paqes midis Kosovës dhe Serbisë.

Richard A. Grenell është ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani që nga muaji maj i vitit të kaluar. Zoti Grenell, ekspert i politikës së jashtme, është themelues i firmës "Capitol Media Partners" në vitin 2010, që ofron konsulencë për çështje të jashtme.

Ambasadori Grenell, ka qënë zëdhënës i ambasadës së Shteteve të Bashkuara në OKB për shtatë vjet, 2001-2008, duke e mbajtur këtë post më gjatë se çdo ambasador tjetër, duke shërbyer për katër ambasadorë të ndryshëm.

Ai mban gradën Master për Administratën Publike nga universiteti i Harvardit.