Sami Frashëri / V E P R A 9 (Pjesa e gjashtë)
Titulli i origjinalit:Ch. Samy-Bey FrascheryKÂMÛS AL-A’LÂMShënimKëtë vepër e botojmë me numrin rendor 9 për ta ruajtur vazhdimsinë e veprave të Sami Frashërit të botuara në Shtëpinë botuese Rilindja në Prishtinë.E falënderojmë përzemërisht Redaksinë e botimeve të Rilindjes për pëlqimin e dhënë dhe për mirëkuptim nga botuesi.
FJALORI TERMINOLOGJIK
Aga. – Kjo fjalë është përdorur me kuptime të ndryshme në turqishten lindore: është përdorur me kuptimin e përgjithshëm “vëllai i madh”; në gjuhën jakute me kuptimin “babë”, kurse në gjuhën çuvashe me kuptimin “motra e madhe”. Si titull nderi, mendohet se për herë të parë është përdorur te mongolët.Në Perandorinë Osmane është përdorur me kuptimet: 1. epror, kryetar, komandant, 2. titull nderi për njerëzit me autoritet për nëpunësit administrativë, 3. titull nderi për të gjithë komandantët dhe eprorët e ushtrisë, nga eprorët e xhematit (sh.) deri te komandanti suprem i jeniçerëve, 4. pronar tokash. (turq. a¤a).Agallëk. – Titulli (thirrja) i agait; njësi ushtarake me të cilën udhëheqte një aga; territor i vogël në të cilin qeveriste agai. (turq. a¤al¢k, turq, a¤a + suf. turq. -l¢k).Ajakdivani. – Divani i sulltanit ose i vezirit në të cilin vendosen çështje të jashtëzakonshme, të rëndësishme dhe të shpejta. Në ato divane të gjithë të pranishmit qëndrojnë në këmbë përveç kryesuesit (turq. ayak divan¢, izafet turk nga turq. ayak “këmbë” dhe ar., pers. diwân).Ajan. – Njeri me autoritet dhe me ndikim i një vendi, i një krahine ose i një shtrese, klase (turq, ayan me kuptimet e sipërshënuara, < shum. ar. a’jân, njëjës. ‘ajn “udhëheqës, i parë”, “sy”) Përdoret me kuptimin e njëjësit. Për ajanët shih më gjërësisht: Avdo Su}eska, Ajani. Prilog prou~avanje lokalne vlasti u na{im zemljama za vreme Turaka, Sarajevo, 1965, fq. 15-23.Ajan-i Devlet. – Burrë shteti, udhëheqës shtetëror (turq. ayan-i devlet, izafet pers. nga ayan (sh.) dhe devlet (sh.).Akçe. – Monedhë e vogël e argjendtë e nxjerrë nga viti 1328 gjatë sundimit të Orhanit (1326-1359) deri në fund të shek. XVII. Cilësia dhe vlera e akçes ka ndryshuar gjatë kohëve. Në shek. XVII bie tërësisht edhe cilësia edhe vlera e saj. Për shembull në vitin 1431 një dukat i Venedikut vlente 35 akçe, më 1510 vlente 54 akçe, më 1590 vlente 120 akçe. Në kohën e Sulltan Ibrahimit (1640-1648) akçe-s edhe më tepër bie vlera, kështu një grosh vlente 125, kurse një dukat 250 akçe. Në Evropë akçe-ja njihet me emrin aspra ose asper nga gr. asprom. (turq. akçe nga turq. ak “i bardhë’ dhe suf. i turq. -çe).Akshi. – Ai që përgatit ushqim, gjellëbërës.Akshi-bashë. – Epror i drejtpërdrejtë i gjellëbërësve të oborrit, epror i kuzhinës. Ky titull ekzistonte në divanet e të gjithë funksionarëve të lartë të Perandorisë Osmane, prej Sulltanit deri te sanxhak-beu. Përdoret edhe bash-akshi. (turq. a½ç¢ba½¢ ahç¢ba½i, izaf. turk nga pers. a½ “gjallë” + suf. i turq. -çi dhe turq. ba½.Alem. – Shenjë, simbol; flamur. Sinonim për fjalët bajrak dhe sanxhak (sh.). (turq. alem < ar. < alem).Alemdar. – Ai që mban flamurin, flamurtar, sinonim për bajraktar. Këtë titull e mbante sadriazemi (kryeministri) shqiptar Mustafa Pasha (turq. alemdar < ar. ‘alem + pers. dar nga folja e prezentit dashten “mbaj”).Arabaxhi. – Ai që bën dhe punon me qerre (araba), qerrexhi; si term historik; pjesëtar i gjinisë së posaçme të fuqive ushtarake qendrore në Perandorinë osmane që bartte armë të rënda dhe material tjetër. (turq. arabac¢ nga araba+ci).Arzuhal. – Lutje, ankesë, peticion. Të drejtë peticioni kishin të gjithë qytetarët në Perandorinë Osmane dhe ata shpesh e shfrytëzonin këtë të drejtë (turq. arzuhal, izaf. pers.vjen nga ar. ‘ard “paraqitje, të treguarit” dhe ar. hal “gjendje” d.m.th. paraqitje e gjendjes, situatës).Asitane. – shih teqe.Asqer. – ushtar; ushtri (turq. asker < ar. ‘asker)Ashçi. – Shih akshi.Ashçi-bashë. – shih akshi-bashë.Avxhi. – Gjuetar, gjahtar’ në Perandorinë Osmane quhej bylyku i tridhjetë e tretë i sekbanëve (sh.) i cili në korpusin e jeniçerëve kishte pozitë të privilegjuar. (turq. avc¢ nga turq. av ”gjueti” dhe suf. -c¢.).Azap. – Në perandorinë Osmane azapët përbënin një njësi të posaçme ushtarake, e cila në radhë të parë shërbente në marinën luftarake, e pastaj si këmbësori e lehtë në fortifikata. Azapët bënin edhe roje. Komandanti i azapëve quhej azap-aga. Azapët paguheshin me pagë (rrogë), por posedonin edhe timar. Kuptimi themelor i fjalës azap është “i pamartuar”. Nga kjo del se azapët derisa kanë shërbyer në këtë detyrë kanë qenë të pamartuar, sepse e kanë pasur të ndaluar. Sa i përket etimologjisë së kësaj fjale, mendimet janë të ndryshme. Sipas H. Shabanoviqit (Evlija Çelebi, Putopisi, Sarajevo 1979, f. 595), etimologjia e kësaj fjale është e paidentifikuar, sepse del me të njëjtin kuptim në gjuhën arabe dhe persiane, në njërën anë, dhe në gjuhën greke dhe latine, në anën tjetër. Ndërkaq, Sami Frashëri (Kamus-i Türki, Stamboll, 1317/1899, f. 935) e nxjerr nga arabishtja. kështu mendon edhe A. Shkaliqi, Turcizmi… F. 106).Baba. – 1. Babë, atë 2. I pari i një teqe-je bektashiane (turq. baba < pers. baba < pers. e vjetër papa.).Bajrak. – Përgjithësisht do të thotë flamur; flamur ushtarak, çdo gjë e jeniçerëve e kishte bajrakun (flamurin) e vet; njësi e vogël ushtarake prej 50-60 vetash ishte nën një bajrak. Komandanti i kësaj njësie në ushtrinë e sekbanëve quhej bajrak-sahibi. (turq. bayrak).Bajraktar. – Shih alemdar.Balltaxhi. – Njësi ushtarake me pagë e oborrit e cila kryente detyrën e rojës së jashtme dhe ishte mbrojtëse e oborrit të sulltanit dhe të haremit. Këta ishin të obliguar ta ruajnë Sulltanin gjatë ekspeditave dhe në kohën e manifestimeve. Balltaxhinjtë ishin të shpërndarë, me të njëjtin funksion, te të gjithë funksionarët e lartë të oborrit. Shpesh u jepej detyrë e telallit. Në kohën e sundimit të Sulltan Muratit II (1421-1451) i cili e formoi njësinë e balltaxhinjëve, numri i tyre nuk e kalonte njëqindëshin, por në gjysmën e dytë të shek. XVII ishin më shumë se tetëqind vetë. Mirëpo, vetëm njëqind prej tyre të privilegjuar (zylyfly) merrnin pagë në atë kohë nga 18-19 akçe në ditë. Të tjerët punonin për paga më të ulëta; kryenin punë të rënda, bartnin dru, ujë etj. (turq. baltaci nga turq. balta “sopatë, sakicë + -ci).Bashë. – Tekstualisht do të thotë krye, kokë; fillim; por ka kuptimin edhe “i parë, epror, kryetar”. Me këtë fjalë formohen fjalë të përbëra: si emër përdoret në pjesën e dytë të komponentës: bylykbashë (sh.), bostanxhibashë (sh.), çaushbashë (sh.) etj. Në të vërtetë këtu kemi të bëjmë me një togfjalësh të tipit të turqishtes (izafet – bölük ba½i), kurse si mbiemër siaps natyrës së turqishtës prëdoret në pjesën e parë të komponentës: Bashbylykbashë (sh.), bashqatip ((sh.), bashusta etj. Ekuivalent i fjalës bashë (turq. ba[) është fjala persiane ser.Bashbylykbashë. – Një nga eprorët e lartë të ushtrisë së jeniçerëve. Më i vjetër si bylykbyshi.Bashqatip. – Kryesekretar (turq. ba[ katip nga turq. ba[ + ar. katib)Beg. – (dhe trajta e re e turqishtes bey). – Titull i lashtë turk, “zotri”. Është vërtetuar në mbishkrimet e Orhonit (shek. VIII). Si shumë tituj, edhe beg është marrë nga të tjerët; mund të vijë nga iranishtja beg, që ka qenë titull i mbretërve sasanid. Në mbishkrimet e Orhonit beg-ler d.m.th. “të ndershmit, fisnikët” përkundër fjalës bodun “popull, masë”. Fjala beg poashtu paraqitet në ato tekste edhe si element i dytë i titullit të oficerëve të lartë. nga kjo shihet se fjala beg dhe bej gjithnjë e më tepër ka filluar të marrë karakter nderi, respekti, kështu., p.sh. te një numër i madh i fiseve turke, për respekt, u bë e natyrshme t’i jepet fjalës aga “vëllai i madh” (aga beg = a¤a bey). Disa fise të tjera e kanë rezervuar për personalitete të rangut të lartë, kurse të tjerët e kanë zgjeruar në kuptimin e përgjithshëm “udhëheqës”, “qeveritar”, p.sh. sanxhak-beg (turq. sancak beyi). Në periudhën islame, te Karahanidët, beg përdorej si titull për funk-sionarët e lartë; te selxhukët, beg përdorej si ekuivalent për fjalën arabe emir. Te osmanlijtë përdoret si titull nderi, titull për funksionarët e lartë (civil dhe ushtarak) etj. (turq. beg, bey).Beglerbeg (bejlerbe). – Tekstualisht do të thotë “komandant i komandantëve”, “beg mbi beglerët”, kurse si term administrativ në Perandorinë Osmane më së shpeshti tregonte mëkëmbësin, guver-natorin e Sulltanit i cili qeveriste me njësinë më të madhe ushtarake-administrative. Beglerbegu emërohej nga divani i Sulltanit, sipas propozimit të sadriazemit. Është emërur me berat dhe ferman që i janë dorëzuar atij. Në berat janë cekur të ardhurat e tij, kurse në ferman kompetencat e tij. Historikisht edhe ky term ka pësuar ndryshime: në fillim beglerbeu ishte komandant kryesor i ushtrisë, pastaj “qeveritar i një krahine” e në fund vetëm titull nderi. Me kuptimin e parë e kanë përdorur selxhukët. Me këtë kuptim e morën turqit osmanlinj, pra me kuptimin “kryekomandant”. Në fillim ishte vetëm një beglerbe, kurse kah fundi i sundimit të Mehmedit I ishin dy beglerbej: i Rumelisë dhe i Anadollit. Me zgjërimin territorial të Perandorisë, krijoheshin territore të reja, prandaj në fund të shek XVI numri i beglerbegëve arriti në dyzet. Kështu, gradualisht beglerbegët e humbin rëndësinë e tyre dhe në vend të tyre vijnë vezirët. Veziri mbante tri tuga, kurse beglerbegu dy. Në shek. XVIII termi beglerbeg u bë edhe më i zbehtë sepse në njërën anë, valiu ishte ai që qeveriste një territor të caktuar, kurse termi beglerbeg u hoq nga përdorimi (përveç beglerbeg i Rumelisë dhe i Anadollit), kurse në anën tejtër termi mirmiran që përdorej krahas termit bejlerbe bëhej gjithnjë më i fuqishëm. Në vitin 1864 termi vali u bë titull zyrtar për qeverisjen e një krahine. (turq. beylerbeyi).Bektashian. – Që lidhet me bektashizmin ose me bektashinjtë.Bektashizëm. – Sekt dervishësh që e ka themeluar Haxhi Bektash Veliu (ka vdekur në vitin 738/1337). Sipas këtij personi e ka marrë emrin ky sekt. Këtij sekti i përkisnin pjesa dërrmuese e jeniçerëve.Berat. – Dekret me të cilin emërohet ndonjë nëpunës, ndahet pasuri, pagë ose dekoratë. Beratin e jepte Sulltani, kurse për timare të vogla edhe beglerbegu. Në berat theksoeht emri i detyrës së besuar, vendi i saj, fitimi ose shpërblimi për të, emri i personit të cilit i lëshohet berati, me çfarë qëllimi është dhënë, detyra e atij që i drejtohet berati, eventualisht pozita e tij si epror ushtarak dhe grada e tij. Në berat vihet tugra e Sulltanit. Me kuptim të njëjtë, sikurse berat, janë përdorur edhe shumë shprehje të tjera si turke ashtu edhe të huazuara: turq. yarlig, buyuruldu; ar. berat, emr, hykym, tevki, menshur etj. Disa prej tyre janë përdorur gjatë tërë kohës Osmane, e disa vetëm në periudha të caktuara; disa kanë pasur kuptim të përgjithshëm e disa më të veçantë. Kanë ekzistuar disa lloje të berateve, varësisht nga lënda për çka jepej berati: vezirlik berati, timar berati etj. (turq. berat < ar. berât.).Bostanxhi. – Kuptimi themelor i kësaj fjale është “ai që kultivon dhe shet bostan”. Në terminologji ushtarake paraqet një kategori të ushtrisë së oborrit e cila bënte shërbim të mbrojtjes së jashtme të oborrit mbretëror. Në shek XVII numri i bostanxhinjve sillej rreth 2000-2500 persona. Tre deri në katërqind prej tyre kishin pozita privilegjuese në shërbimet e oborrit dhe kishin ndikim të madh në oborr. Bostanxhinjtë, para së gjithash, kishin për detyrë mbrojtjen e personalitetit të sulltanit; polemizonin, me fjalë të tjera, i kundërshtonin të gjithë ata të cilët flitshin kundër Sulltanit dhe kryeministrit (sadriazemit). Këta avancoheshin në grada saqë kishte raste të arrinë edhe gradën e kryeministrit (p.sh. Ohërli Hasan Pasha). shtresa themelore e bostanxhinjëve shfrytëzohej për punë të ndryshme; për furnizimin me mallra, për përgatitjen e materialit për ndërtimin e kështjellave, për shuarjen e zjarrit etj. (turq. bostanci < nga pers. bûstan dhe -ci.).Bostanxhibashë. – Epror, komandant i njësisë së bostanxhinjëve (sh.). (turq. bostanci ba½i, shih bostanxhi dhe bashë).Bylyk. – Njësi e vogël ushtarake në Perandorinë Osmane, që përbëhej nga njëqind deri në dyqind e pesëdhjetë ushtarë me pagë. Komandanti i çdo bylyku quhej bylykbashë ose serbylyk. Varësisht nga periudha dhe lloji i ushtrisë, bylykët ishin të llojllojshëm për nga numri dhe organizimi i tyre. Bylykun e ushtrisë së jeniçerëve, për shembull, e përbënin njëqind persona. Komandanti i këtij bylyku quhej jajabashë, kurse ndihmësi i tij çorbaxhi (sh.). Sa u përket spahive të oborrit, ata ndaheshin në gjashtë bylykë; në çdonjërin kishte nga 20-30 kalorës. në garnizonet e qytetit, bylyku, rregullisht, përbëhej prej 10 personave. (turq. bölük).Bylykbashë. – Komandant i një bylyku (sh.); oficer i ushtrisë osmane i cili mbante rregullin publik. (turq. bölük ba½¢).Çashnegir. – Oborrtar i cili merrej me ushqimin e Sulltanit dhe funksionarëve të tjerë të lartë. me fjalë të tjera, nga vetë kuptimi i fjalës çashnegir (rrjedh nga persishtja), çashnegirët kanë pasur për detyrë të shijojnë dhe të provojnë ushqimin e Sulltanit, por edhe të anëtarëve të tjerë të divanit shtetëror gjatë ditëve të mbledhjeve të tyre dhe në manifestime të ndryshme. Kah mesi i shek. XVII në oborrin mbretëror kishte mbi njëqind çashnegir dhe merrnin 40 akçe në ditë. Mirëpo, divani një ose dy herë në vit u ndante edhe shpërblime të tjera. Eprori i tyre quhej çashnegir-bashë (sh.).