Tetor 05, 2019 16:23
Dijetari i madh dhe ideologu i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare Sami Frashëri, u lind në fshatin Frashër të Shqipërisë në qershor të vitit 1850. Mësimet e para Samiu i mori në fshatin e lindjes, në Frashër, kurse ato të mesme i kreu në gjimnazin “Zosimea” të Janinës.