Sami Frashëri / V E P R A 9 (Pjesa e shtatë)
Titulli i origjinalit:Ch. Samy-Bey FrascheryKÂMÛS AL-A’LÂMShënimKëtë vepër e botojmë me numrin rendor 9 për ta ruajtur vazhdimsinë e veprave të Sami Frashërit të botuara në Shtëpinë botuese Rilindja në Prishtinë.E falënderojmë përzemërisht Redaksinë e botimeve të Rilindjes për pëlqimin e dhënë dhe për mirëkuptim nga botuesi.
FJALORI TERMINOLOGJIK
Vazhdim...
Çashnegirbashë. – Komandant, epror i çashnegirëve (sh.). Ky ishte i obliguar që para se t’i dërgohej ushqimi Sulltanit, së pari vetë ta shijojë (provojë) në të kundërtën, po të helmohej (ose diçka të ngjashme), e paguante me kokë. Ishte nga njerëzit e besueshëm të Sulltanit. E përcillte atë në të gjitha udhëtimet dhe ekspeditat. (turq. çe[negir ba[í shih çashnegir dhe bashë.).Çaush. – Gradë e ulët në ushtrinë Osmane ose shërbetor i oborrit të cilit i besoheshin punë të ndryshme në oborr ose jashtë tij. (turq. çavu[).Çaushbashë. – Epror i çaushëve.Çelebi. – Shkrimtar, poet, dijetar,intelegjent’; princ. Fjala çelebi është përdorur në Turqi në periudhën prej shek. XIII deri në fillim të shek. XVIII, për të shprehur anëtarët e klasës së lartë.Ata ishin shkritmarët, poetët, dijetarët, por edhe princat (çelebi është quajtur Sulltan Mehmeti, djali i Sulltan Bajazitit I). Natyrisht, është përdorur edhe me kuptime të tjera. Në gjuhën turke përdoret me formën çelebi. Mirëpo, etimologjia e kësaj fjale nuk është e vërtetuar, mendimet janë të ndryshme (shih Nerkez Smailagiç, Leksikon Islama, Sarajevo, 1990, f. 107).Çohadar. – Funksionar i Oborrit të Sulltanit, vezirit dhe mëkëmbësit të një territori, detyra kryesore e të cilit ishte të kujdesej për garderobën e zotëriut të vet. Në raste manifestimi shkonte në përcjellje menjëherë pas tij. Çohadarët bënin edhe punë të tjera. Merrnin rrogë dhe shpërblime të tjera. (turq. çuhadar < pers. çuhadar < nga pers. çuha “stof” dhe dar nga dashten “mbaj”)Çorbaxhi. – Kuptimi themelor i kësaj fjale është” ai që përgatit çorbë”. Si term ushtarak në Perandorinë Osmane paraqet titull të përbashkët për funksionarët e Xhematit, të ortës dhe të bylykut në oxhakun e jeniçerëve. Eprorët e vetë xhematit, të ortës quheshin jajabashë, kurse ata të bylykut, bylykbyshë, pra çorbaxhiu është titull i përbashkët për të gjithë këta që u përmendën këtu. (turq. çorbaci, nga pers. shurba “lëngu i mishit kur zihet” dhe suf. -ci)Darulhadisi. – Shkollë ku mësohet dhe studiohet tradita fetare islame, hadithi. (turq. darulhadisi nga ar. dâr “vend, shtëpi” dhe al-hadith.).Darulharbi. – Akademi, shkollë ushtarake; fushëbetejë. (turq. darulharbi nga ar. dâr “shtëpi, vend” dhe al-harbi “luftë”).Darulkurra. – Shkollë ku studiohet mënyra e leximit të Kur’anit, në shtatë, respektivisht në dhjetë dialekte arabe. (turq. darulkurra < ar. dâr “shtëpi, vend” dhe al-kurra njëjës. ar. el-kâariu “ai që lexon Kur’an”).Dede. – Titull nderi për dervishët, sidomos për shehlerët dhe dervishët e sektit mevlevit. (turq. dede).Defter. – Regjistër, fletore. Në terminologjinë e administratës turke-osmane, përveç librave zyrtare të administratës dhe të kontabilitetit, të protokollave dhe procesverbaleve, janë quajtur edhe aktet individuale të cilat kanë pasur karakter të ndonjë regjistri. Vetëm protokollet gjyqësore janë quajtur sixhil-e. (turq. defter, tefter
Ai kishte ndikim të madh, nganjëherë hiç më pak se agai i jeniçerëve. Çdo bejlerbe e kishte qehanë e vet. Qehaja i bejlerbeut ishte fytyra më e besueshme në Oborrin e tij. Për punët më të rëndësishme, bejlerbeu së pari konsultohej me qehanë e vet. Po kjo vlen edhe për qehanë e sanxhakbeut, pra në mungesë të sanxhakbeut, qehaja i tij i kryente të gjitha punët.Ramazan. – Muaji i nëntë sipas kalendarit hixhrij.Rebi-ul-ahir. – Muaji i katërt sipas kalendarit hixhrij.Rebi-ul-evel. – Muaji i tretë sipas kalendarit hixhrij.Reis. – Kryetar; komandant (turq. reis ar. reîs).Reis-ul-kuttap. – shih bashqatip.Rexhep. – Muaji i shtatë sipas kalendarit hixhrij.Rijaset. – Kryesia supreme islame; rezidenca e reis-ul-ulemasë.Sadriazem. – vezir i madh, kryeministër; shih: vezir.Safer. – Muaji i dytë sipas kalendarit hixhrij.Sanxhak. – 1. Flamur, bajrak. 2. Njësi administrative që përbëhej prej disa kazave. Disa sanxhaqe kanë formuar një ejalet, beglerbejllëk ose pashallëk. Sanxhakun e udhëheqte sanxhakbeu (sh.).Sanxhakbeg. – Udhëheqës i sanxhakut. Quhej edhe mir-i liva dhe mytesarrif. Ishte udhëheqës i të gjitha forcave të armatosura të sanxhakut. Eprori i drejtpërdrejtë i tij ishte bejlerbeu.Sanxhak-i Sherif. – Flamur i shenjtë i Muhammedit a.s. Thuhet se ruhet në një muzeum të Stambollit.Seiz. – Shërbetor i oborrit i cili i ushqente kuajt (turq. seyis < ar. sejis). Kishte shumë të tillë, kurse eprori i tyre quhej seizbashë. Ishin nën komandën e mirahorit.Saraç. Zejtar që merret me përpunimin e gjërave të lëkurës, lëkurëpunues. Saraçët e Oborrit dhe puntoritë e tyre ishin nën kontrollin e mirahorit (shq.). Eprori i tyre ishte saraçbasha (turq. saraç < ar. sarraxh).Saraj. – Pallat, saraj (turq. saray < pers. seraj).Segban, sekban. – shih sejmen.Sejmen (semen). – Tekstualisht do të thotë “ruajtës i qenve”. Ndërsa si term historik, sejmenët paraqitnin divizionin e tretë të korpusit të jeniçerëve, i cili përbëhej prej 34 ortave. Ishte një nga tri divizionet kryesore. Ky divizion është organizuar gjatë kohës së Sulltan Bajazitit I në të njëjtën kohë kur edhe ai i zagarxhinjëve (ruajtës i zagarëve-qenve të gjuetisë). Komandanti i sejmenëve (sekbanëve) quhej sekbanbashë (turq. segbanba½i ose seymenba½i). Në fillim sejmenët ishin gjini e pavarur e ushtrisë, por Sulltan Fatih Mehmedi II më 1471 i bashkoi sejmenët me korpusin e jeniçerëve. Sejmenët në thelb ishin këmbësorë. Prej tyre më shumë paguheshin sejmenët e bylykut të tridhjetë e tretë, të cilët ishin të privilegjuar, sepse me këta Sulltani shkonte në gjueti. Sejmenët kryenin edhe detyra të tjera (turq. segmen, seymen).Sekban. – shih sejmen.Sekbanbashë. – Komandant i sejmenëve (sh.).Ser-amedan. – Komandant kryesor, kryekomandant (nga pers. sing. ser-amed – ser “krye” + amed “ka ardhur”).Sarasqer. – Kryekomendant i një ekspedite ushtarake të madhe (turq. serasker < pers. ser “krye” < dhe ar. asker “ushtri, ushtar”).Serdar. – Kuptimi themelor është “kryetar”, e prej saj “Komandant ushtarak”. Me këtë kuptim e kanë marrë turqit. Nga turqit ka kaluar te arabët. Te persianët deri vonë është përdorur fjala serdar për të formuar titull nderi. Sidoqoftë Osmanlinjtë e kanë përdorur me kuptimin “komandant suprem i ushtrisë”, sikurse fjalën serasqer. Këtë detyrë në fillim e kryente vetë Sulltani (XIV-XV); më pastaj kubbe-i vezirët (sh.). Kur për serdar është emëruar veziri i madh, e fitonte titullin serdar-i ekrem. Është përdorur edhe si titull për komandantin e jeniçerëve të një kasabeje (turq. serdar < pers. serdâr).Serkerde. – Kryetar, komandant, që është në ballë të një grupi ushtarësh; komandant ushtarak (turq. serkerde < pers. serkerde)Ser-mimar. – Kryearkitekt (shih mimar).Silahdar. – Kuptimi themelor i kësaj fjale është “bartës i armëve, ai që mban armë”, kurse si term historik do të thotë titulluar në Oborrin e Sulltanit ose të mëkëmbësit të provincës. Silahdari kishte për detyrë të mbante të gjitha armët e zotriut të vet dhe të ia jepte sipas nevojës. Kishte shumë silahdarë. Komandanti i tyre quhej silahdar-aga. Ky ishte shumë i respektuar te Sulltani. Gjatë kohës së parakalimit solemn qëndronte në krahun e djathtë të zotriut të tij, të cilit ia mbante shpatën. Ky titull për herë të parë, në Perandorinë Osmane është vënë në kohën e Jëlldërëm Bajazitit I (1389-1402). Në kohën e Fatih Sulltan Mehmedit II ishin 8000, kurse në kohën e Sulltan Ahmetit III 12000. (turq. silhtar, silihdar < pers. silahdar < nga ar. silah “armë” dhe suf. pers. -dar nga dashten “mbaj”.)Sipesallar. – Kryekomandant ushtarak (sinonim i serasker) (turq. sipesalar < pers. sipesallar < nga pers. sipe “ushtar, ushtri” dhe pers. sallar “kryetar, komandant”).Spahi. – Turqit e huazuan këtë fjalë nga persianët (pers. sipahi turq. sipahi, spahi) me kuptimin ashtu si në persishten “ushtar”, “kalorës”. Spahive u ndaheshin timare me kusht që të shkonin në luftë si kalorës me një numër të caktuar ushtarësh. (Për spahinjtë në vendin tonë shih Skender Rizaj, Kosova gjatë shekujve XV, XVI, XVII, Prishtinë 1982, f. 366.).Subashë. – Mbikqyrës i pronës bujqësore; ai që mblidhte ushurin e agait dhe të beut nga çifliku; mbikqyrës i qytetit në Perandorinë Osmane. (turq. suba½i).Subashllëk. – Titull i subashës (sh.); territor në të cilin udhëheqte subasha si organ i drejtëpërdrejtë ushtarako-administrativ.Sufi. – Mistik, dervish.Sulltan. – Mbret, sundimtar në Perandorinë Osmane.Shah. – Titull që e mbanin mbretërit në disa vende të Lindjes si p.sh. në Iran; mbret, perandor (turq. ½ah < pers. shah).Shehzade. – Fëmijë i sulltanit, mbretit (turq. ½ehzade < pers. shahzade nga shah (sh.) dhe zade “fëmijë”).Shejh. – Plak, kryeplak; kryetar fisi. Në civilizimin turk-Osman ky titull përdorej kryesisht për të parin e një sekti të muslimanëve, të një teqeje të tyre. (turq. ½eyh < ar. shejh.).Shejhulislam. – shih myfti.Sheval. – Muaji i dhjetë sipas kalendarit hixhrij.Shura-i Devlet. – Këshilli i lartë shtetëror.Tarikat. – Rrugë, drejtim; sekt i dervishëve (turq. tarikat < ar. tarika).Tefter. – shih defter.Teqe. – Ndërtesë e veçantë për dervishët ose për shejhun, si dhe për ceremonitë fetare të këtij sekti (turq. tekke < ar. tekke)Tesavuf. – Misticizëm, rrjedh nga arabishtja tasawwuf)Timar. – Në fillim quhej çdo lloj e tokës që u jepej shtresave ushtarake – feudale. Më vonë, timar filloi të quhet vetëm ajo tokë që sillte të ardhura a fitim vjetor deri në njëzet mijë akçe. Toka që jepte fitim prej njëzet deri në njëqind mijë akçe në vit quhej zeamet, kurse toka që jepte fitim mbi njëqind mijë akçe në vit quhej has (sh.). (turq. timar < ar. timar me kuptim “kujdesje për të sëmurë”).Tugë. – Simbol; shenjë shtetërore e komandantëve më të lartë ushtarakë turq nga sulltani e deri te sanxhakbeu. Tugat ishin të punuara nga qimet e bishtit të kalit. Me këtë simbol dalloheshin gradat e oficerëve në Perandorinë Osmane. Sanxhakbeu kishte një, bejlerbeu dy, veziri tri, kurse veziri i madh (sadriaziemi) i kishte më tepër tuga (turq. tug < pers. tug).Tugra. – Monogram (inicialet) i Sulltanit që vihej (në formë të stolisur) në fermane, në berate dhe në dokumente të tjera të ngjashme (turq. tugra).Tyrbe. – Ndërtesë e vogël si përmendore mbi varrin e një personi të njohur, mauzole e tipit oriental (turq. turba < ar. turba).Ulema. – Dijetarë, shkencëtarë. Është shumësi i fjalës arabe ‘âlim.Vakëf, vakuf. – Institucion fetar islam në të cilin lehet pasuria e tundshme ose e patundshme me testament. Nga fitimi, respektivisht nga të ardhurat e asaj pasurie ndahen mjete për mbajtjen dhe funksionimin e institucioneve të ndryshme fetare-arsimore ose për qëllime të tjera mirëbërëse dhe humanitare. Vakufet janë formuar pasi që pushteti ose personat privatë hoqën dorë nga kujdesi dhe mbajtja e institucioneve fetare dhe të tjera. Shpeshherë vakufet kanë qenë të liruar nga taksat (tatimet) shtetërore dhe kanë qenë të mbrojtur nga pushteti. Në shek. XVI dhe XVII shpesh janë formuar të ashtuquajtura evladijet-vakufe, ku pjesa e caktuar nga pasuria e lënë me testament, sipas ligjit, i shkonte atij ose trashëgimtarit të tij. Për këtë arsye ky lloj i lënies së pasurisë në vakuf ishte shumë i përhapur. (turq. vak¢f < ar. wakf).Vakufname. – Dokument për formimin e vakufit dhe për udhëheqjen e tij. (turq. vakufname < shih vakif dhe nam).Vali. – Qeveritari më i lartë i emëruar nga sulltani në një vilajet (sh.) të Perandorisë Osmane. Shpeshherë përdoret si sinonim për sanxhakbe dhe bejlerbe. (turq. vali < ar. wâli).Vezir. – Titull i ministrit shtetëror dhe i funksionarëve më të lartë, sidomos në Perandorinë Osmane. Sipas Nerkez Smailagiqit, Leksikon Islame, Sarajevë, 1990, f. 663, fjala vezir rrjedh nga persianët. Në Avestë, vicir do të thotë “ai që merr vendime”, “gjyqtar”, kurse në pehlevi v(i)çir do të thotë “gjyqtar”, “vendim”. Në kohën e sasanidëve, arabët e huazuan prej persianëve në formën vezir (wezir), e cila më vonë kaloi në persishten e re, gjoja si fjalë arabe. Në kohën e Emevitëve (Omejadëve) për thirrjen sekretar është përdorur fjala katib, e më vonë është zëvendësuar me vezir (wezir). Te selxhukët është përdorur titulli pervane, që është përdorur edhe në periudhën e parë Osmane. Në Perandorinë Osmane, veziri i parë ishte vëllai i Sulltanit të dytë, Orhanit. Numri i vezirëve gjithnjë ndryshonte. Në fillim ishte vetëm një vezir, pastaj, te sulltanët e parë, u rrit në dy dhe tre, kurse Fatih Sulltan Mehmedi II (Sulltan i gjashtë me radhë), numrin e tyre e ngriti në katër, prej të cilëve veziri i madh (sadrizemi) kishte kompetenca të pakufizuara, ishte udhëheqës suprem i administratës së përgjithshme shtetërore dhe komandant suprem i ushtrisë. Sipas kanunnames së Sulltan Fatih Mehmedit II, vezirët ishin shtylla e parë e shtetit. Në fillim titullin (gradën) vezir e kishin pashallarët e rangut më të lartë, pashallarët me tri tuga. Mirëpo, meqë më vonë këtë thirrje filluan ta marrin edhe sanxhakbejt (kishin një tugë) dhe bejlerbejt (dy tuga) u formua Këshilli i vezirëve kubbe-i vezir (ose, sipas strukturës së gjuhës turke kubbe vezirleri – vezirët e kubesë (divanit) të Sulltanit, që, varësisht, përbëhej prej 3-8 vezirë. Në ballë të tyre ishte kryeministri, (sadriazemi), i cili kishte më shumë se tri tuga. Vezirët e Kubbe-i vezir-ëve thirreshin sipas rangut: veziri i dytë (i pari ishte veziri i madh); veziri i tretë etj. Kubbe-i vezirët në kohë lufte ishin komandantë ushtarakë dhe quheshin serdar ose serasker. Në mungesë të Sulltanit, kishin të drejtë të lëshonin-fermane, duke vënë tugrën (sh.) në emër të Sulltanit. Kah fundi i shek. XVII, pra në kohën e Sulltan Ahmedit III, u hoq plotësisht institucioni i kubbei vezirëve. Me heqjen e tij, pozita e sadriazemit u forcua edhe më tepër. Por edhe ky filloi të humb rëndësinë në kohën e Sulltan Selimit III.Veziri i madh. – vezir, kryeministri (sadriazem).Vilajet. – Krahinë, territor me kufij të caktuar; njësi më e madhe administrative në Perandorinë Osmane që përfshinte disa sanxhaqe. Në vilajet qeveriste valiu. Perandoria Osmane ishte e ndarë në 55 vilajete. (turq. viljaet < ar. wilâje).Xhelep. – Tufë bagëtish; tatim që paguhej për bagëtinë në Perandorinë Osmane.Xhelepçi. – Tregtar i bagëtive me shumicë; ai që mblidhte xhelepin (sh).Xhemat. – Grup njerëzish; besimtarët muslimanë që luten së bashku në xhami etj.; në organizimin e ushtrisë turke, xhemati është njësia më e madhe ushtarake e përbërë prej disa gjinive. Xhemati formohet nga shumë njësi të vogla që quhen bylyk (sh.), respektivisht odë (sh.). (turq. cemaat < ar. xhema’a).Xhenaze. – Kufomë, trupi i të vdekurit i përgatitur për varrim.Xhumad-ul-ahire. – Muaji i gjashtë sipas kalendarit hixhrij.Xhumad-ul-ula. – Muaji i pestë sipas kalendarit hixhrij.Zade. – fëmijë, bir, bijë.Zavije. – Skaj, qoshe e një ndërtese e caktuar për dervishët; teqe dervishësh.Zeamet. – timar i madh (shih timar).Zemin. – Kompleks i madh i tokës së punuar, që nuk ka status të çiflikut.Ziqër. – Të përmendurit e Zotit xh.sh. në grup në mënyrë të vazhdueshme, ose në mënyrë individuale; këndim fetar (islam) i përbashkët te dervishët.Zulhixhxhe (ar. Dhulhixhxhe). – Muaji i dymbëdhjetë sipas kalen-darit hixhrij.Zulkade (ar. Dhul-l-ka’de). – Muaji i njëmbëdhjetë sipas kalendarit hixhretij.Zylyflyballtaxhi. – Balltaxhi të privilegjuar (shih balltaxhi).
Lektor:Elez Ismaili
Korrektor:Liljana Meshiq – JajagaRedaktor teknik dhe përpunimikompjuterik:Bujar Islami
Faqja e parë e vëllimit të gjashtë të Kâmûs al-a’lâmitStamboll 1898