Fillojnë zgjedhjet në Kosovë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i91434-fillojnë_zgjedhjet_në_kosovë
Ditën e sotme, 6 tetor 2019, mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë.  Më shumë se 1 milion e 900 qytetarë të Kosovës kanë të drejtë të votojnë për të zgjedhur 120 deputetë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 06, 2019 05:38 Europe/Tirane
  • Fillojnë zgjedhjet në Kosovë

Ditën e sotme, 6 tetor 2019, mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë.  Më shumë se 1 milion e 900 qytetarë të Kosovës kanë të drejtë të votojnë për të zgjedhur 120 deputetë.

Në garën zgjedhore janë 25 subjekte politike, por më  dominuese janë Lëvizja Vetëvendosje (VV), LDK, PDK, koalicioni AAK – PSD  dhe koalicioni NISMA – AKR, të cilat kanë dominuar edhe në sondazhet e  publikuara gjatë kohës së fushatës. Zgjedhjet e sotme vlerësohen me rëndësi për shkak të sfidave që ndodhen para Kosovës, në radhë të parë përballjen me procesin e pezulluar të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Një ndër zyrtaret që ka hedhur votën në kutitë e votimit është Valdete Daka, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Daka ka porositur qytetarët, komisionerët e partitë politike që të bëjnë kujdes gjatë ditës së sotme në mënyrë që të ketë proces të rregullt zgjedhor, shkruajnë mediet kosovare. "Pasiqë e kam kryer obligimin tim kushtetues dhe qytetar. I ftoj të gjithë qytetarët, të gjitha subjektet politike, komisionet që ditën e sotme të kenë kujdes dhe nga ky moment procesi është në duart e tyre. Ta kemi parasysh se gjithçka që do të ndodhë i faturohet Kosovës, e jo atyre. Suksese të gjithëve e punë të mbarë", tha znj. Daka. Kosova hyri në zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u thirr për t’u marrë në pyetje si i dyshuar në Gjykatën Speciale të Hagës.