Apostolova: Ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i91445-apostolova_ditë_e_rëndësishme_për_demokracinë_në_kosovë
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 06, 2019 11:55 Europe/Tirane
  • Apostolova: Ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovë

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Sot është ditë shumë e rëndësishme për Kosovën, kjo është dita ku demokracia do të tregojë të vërtetën që do të ndodhë në Kuvend. Qytetarët e Kosovës duhet të dalin dhe të votojnë, është ditë jashtëzakonisht e rëndësishme", është shprehur Apostolova.Ajo ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të vizitojë disa vendvotime.Apostolova shtoi se numri i daljes së njerëzve për të votuar është më i madh se në vitin 2017. Gjithashtu, sipas saj gjithçka është e qetë dhe po shkon sipas rregullave.