Irani dhe Gjermania kërkojnë fundin e militarizmit në Siri dhe Jemen
(last modified Wed, 16 Oct 2019 07:56:15 GMT )
Tetor 16, 2019 09:56 Europe/Tirane
  • Irani dhe Gjermania kërkojnë fundin e militarizmit në Siri dhe Jemen

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit dhe zv. Kryetari i parlamentit gjerman, në një takim të tyre kanë theksuar domosdoshmërinë e përfundimit të militarizmit në Siri dhe në Jemen.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit në kuadër të takimit të 141-të të unionit nërparlamentar botëror që zhvillon punimet në Beograd të Serbisë u takua me Klaudia Ruth. Në këtë takim kryetari i parlamentit islamik të Iranit tha se Irani kundërshton militarizmin e Turqisë në Siri dhe e ka bërë të qartë kundërshtimin e tij pasi ky sulm shton viktimat në njerëz dhe numrin e emigrantëve dhe e përkeqëson akoma më shumë situatën në Siri. Në këtë takim kryer parlamentari iranian foli edhe për militarizmin e Arabisë Saudite në Jemen dhe tha: Nëse Sauditët pranojnë një rrugëzgjidhje politike për zgjidhjen e krizës në Jemen, Irani do të ndërmjetësojë për këtë çështje me Jemenin. Larixhani në të njëjtën kohë tha se Amerika kujton se nuk ka përfunduar akoma periudha e mjeljes së parave të Arabisë Saudite. Klaudia Ruth, zv/kryetare e parlamentit të Gjermanisë në takim me kreyparlamentarin iranian Larixhani tha se Gjermania është tepër e shqetësuar nga sulmi i Turqisë në Siri. Zv/kryetarja e parlamentit gjerman në përgjigje të pyetjes së Larixhanit se çfarë ka bërë BE për Sirinë ka thënë: BE i ka kërkuar Rusisë që të ushtrojë presione mbi Ankaranë dhe Turqisë të mos i shiten armë. Operacioni i gjerë ushtarak i Turqisë kundër rajoneve veriore të Sirisë ka filluar nga e mëkura e kaluar me urdhrin e Rexhep Taip Erdogan, presidentin e Turqisë, me pretekst të luftës kundër militantëve kurdë dhe luftës kundër terrorizmit dhe akoma po vazhdon.

 

 

Tags