Dialogu në Bruksel, sfida e qeverisë së re
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i92170-dialogu_në_bruksel_sfida_e_qeverisë_së_re
Dialogu me shtetin serb është një nga temat e para që pret trajtim pas krijimit të qeverisë së re të Kosovës, madje ka thirrje të vazhdueshme që qeveria që do të krijohet pas zgjedhjeve të 6 tetorit duhet t’i rikthehet menjëherë dialogut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 02, 2019 17:41 Europe/Tirane
  • Dialogu në Bruksel, sfida e qeverisë së re

Dialogu me shtetin serb është një nga temat e para që pret trajtim pas krijimit të qeverisë së re të Kosovës, madje ka thirrje të vazhdueshme që qeveria që do të krijohet pas zgjedhjeve të 6 tetorit duhet t’i rikthehet menjëherë dialogut.

Analistët vlerësojnë se VV dhe LDK pas krijimit të qeverisë temë të parë të trajtimit duhet ta kenë dialogun Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare.Ndërkohë, zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, njëherësh përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, dje ka thënë se SHBA-së nuk i takon për të përcaktuar afatin kohor për marrëveshje përfundimtare, pasi për këtë duhet të vendosin vetë palët, megjithatë tha se shpreson që Albin Kurti do të gjej mënyrën për t’u kthyer në tavolinën e negociatave. Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj Albin Kurti, kanë qenë më të zëshmit viteve të fundit sa i përket mënyrës së si është zhvilluar dialogu Kosovë-Serbi, madje shpesh herë është potencuar se më shumë përkrahin një dialog me serbët që jetojnë në Kosovë. Procesi i dialogut Kosovë-Serbi është ndërprerë në nëntor të vitit 2018, kur Kosova ka vendosur taksë 100 përqind për produktet që importohen nga Serbia.