Kurti: Nuk ka shkëmbim territoresh pa luftë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i92540-kurti_nuk_ka_shkëmbim_territoresh_pa_luftë
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Abin Kurti, ka hedhur poshtë idenë e shkëmbimit të territoreve, pasi thotë se prapa saj qëndron ideja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për ta ndarë Kosovën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 17, 2019 16:51 Europe/Tirane
  • Kurti: Nuk ka shkëmbim territoresh pa luftë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Abin Kurti, ka hedhur poshtë idenë e shkëmbimit të territoreve, pasi thotë se prapa saj qëndron ideja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për ta ndarë Kosovën.

Ai paralajmëroi gjithashtu se “një konflikti i ri midis Kosovës dhe Serbisë  nuk do të mund të lokalizohej”, pasi, siç tha ai “kundrejt Serbisë, shqiptarët veprojnë si komb dhe jo si një shtet i brishtë i Kosovës”. Kurti tha se aktualisht nuk ka nevojë të përshpejtohen negociatat në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Në një intervistë për gazetën “Pobjeda” të Podgoricës, Kurti  tha se në vend të kësaj [insistimit për dialog me Serbinë], prioritet duhet të jetë diskutimi se çfarë është arritur në negociatat deri më tani dhe çfarë pritet. Ai paralajmëroi se vetë do të drejtojë ekipin negociator të Kosovës [si kryeministër], ku  do të përfshihen edhe anëtarët e qeverisë, opozitën dhe ekspertë të pavarur.“Serbia i ka borxh Kosovës për agresion dhe okupim, na ka borxh kompensimin e dëmeve të luftës, fondin pensionial dhe kursimet e qytetarëve në banka, të cilat i morën. Ata kurrë nuk i kthyen artefaktet e trashëgimisë tonë kulturore, kurrë nuk i dorëzuan të dyshuarit për krime lufte. Pra, le të fillojmë me kërkesat tona, e të shohim se çfarë Serbia do të na ofrojë “, tha Kurti. Ai e hodhi poshtë idenë e shkëmbimit të territoreve, sepse, siç thotë ai, ‘prapa saj qëndron ideja e Presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të ndarë Kosovën, dhe pastaj, përmes demarkimit të kufirit me kroatët, të ndajë Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe  e gjithë kjo i shkon përshtati Rusisë”.“Pas dy grusht shteteve të dështuara [të Rusisë] – në Mal të Zi dhe Maqedoninë Veriore – të kthehet nëpër dyer të  mëdha  tani përmes një konflikti të ri të armatosur midis Kosovës dhe Serbisë.  Është e qartë se ky konflikt i ri i mundshëm nuk do të mund të lokalizohej. Sidomos kur, kundër Serbisë, shqiptarët veprojnë si një komb, jo vetëm si një shtet i brishtë i Kosovës”.“Për më tepër, nëse realizohet ideja e Vuçiqit për korrigjimin e kufirit etnik,  fitoni një problem të hapur dhe serioz në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pse? Sepse ideja e korrigjimit është një term racist, i cili në mënyrë të pashmangshme na çon në konflikte të reja etnike. Nuk ka  shkëmbim territori pa gjakderdhje! Gjithmonë do të ketë shqiptarë dhe serbë në të dy anët e kufirit. Prandaj – pranimi i demarkacionit po, por jo shkëmbimi i territorit”, tha ai. Ai ka përsëritur se Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është pasardhësi politik i Sllobodan Millosheviqit, ashtu siç ishte Millosheviqi pasardhësi politik i Aleksandar Rankoviqit, respektivisht se “Vuçiqi në thelb i përket të njëjtës linjë të politikës ekspansioniste serbe”.