Arrestohen me dhjetëra protestues në protestat anti-amerikane në Greqi
Policia e Greqisë ka arrestuar 28 persona gjatë protestave anti-amerikane në Greqi.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se policia e Greqisë të hënën ka deklaruar se gjatë veprimeve të dhunshme në protestat e mëdha që u zhvilluar para ambasadës së Amerikës në Athinë, ka arrestuar 28 persona.
Mbi 30 mijë qytetarë të Greqisë ditën e diele njëkohësisht me përvjetorin e kryengritjes kundër pushtetit ushtarak në vitin 1973, kanë protestuar nën masa të rrepta të sigurisë në Athinë dhe në qytete të tjera të Greqisë.
Këto protesta janë organizuar me rastin e 46 vjetorit të kryengritjes studentore në Universitetin Politeknik të Athinës kundër diktaturës që mbështetej nga Amerika në atë kohë dhe sundonte në Greqi.
Kryengritja e studentëve të Greqisë në vitin 1973 ishte organizuar kundër pushtetit ushtarak të këtij vendi dhe kundër mbështetjes së Amerikës ndaj diktaturës ushtarake në Greqi ku si pasojë u vranë 22 persona dhe u plagosen me qindra të tjerë.