Arrestohen me dhjetëra protestues në protestat anti-amerikane në Greqi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i92561-arrestohen_me_dhjetëra_protestues_në_protestat_anti_amerikane_në_greqi
Policia e Greqisë ka arrestuar 28 persona gjatë protestave anti-amerikane në Greqi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 18, 2019 12:54 Europe/Tirane
  • Arrestohen me dhjetëra protestues në protestat anti-amerikane në Greqi

Policia e Greqisë ka arrestuar 28 persona gjatë protestave anti-amerikane në Greqi.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se policia e Greqisë të hënën ka deklaruar se gjatë veprimeve të dhunshme në protestat e mëdha që u zhvilluar para ambasadës së Amerikës në Athinë, ka arrestuar 28 persona.

Mbi 30  mijë qytetarë të Greqisë ditën e diele njëkohësisht me përvjetorin e kryengritjes kundër pushtetit ushtarak në vitin 1973, kanë protestuar nën masa të rrepta të sigurisë në Athinë dhe në qytete të tjera të Greqisë.

Këto protesta janë organizuar me rastin e 46 vjetorit të kryengritjes studentore në Universitetin Politeknik të Athinës kundër diktaturës që mbështetej nga Amerika në atë kohë dhe sundonte në Greqi.

Kryengritja e studentëve të Greqisë në vitin 1973 ishte organizuar kundër pushtetit ushtarak të këtij vendi dhe kundër mbështetjes së Amerikës ndaj diktaturës ushtarake në Greqi ku si pasojë u vranë 22 persona dhe u plagosen me qindra të tjerë.