Haradinaj: Mini-Shengeni zgjeron ndikimin rus e kinez në Kosovë dhe Ballkan
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i92586-haradinaj_mini_shengeni_zgjeron_ndikimin_rus_e_kinez_në_kosovë_dhe_ballkan
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka thënë se me anë të Mini-Shengenit po bëhet zgjerimi i influencës ruse dhe kineze në Ballkan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 19, 2019 16:27 Europe/Tirane
  • Haradinaj: Mini-Shengeni zgjeron ndikimin rus e kinez në Kosovë dhe Ballkan

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka thënë se me anë të Mini-Shengenit po bëhet zgjerimi i influencës ruse dhe kineze në Ballkan.

Haradinaj ka shtuar se ky organizëm nuk është në interes të Kosovës, veçanërisht edhe të Evropës. “Liberalizimi është proces multilateral Kosovë-Evropë. Mini-Shengeni është vetëm zgjerim i influencës ruse dhe kineze në Ballkan. Nuk është Mini-Shengeni interes i Kosovës, as i Evropës. Rusia e Kina janë të instaluara në të gjitha aspektet në Beograd. Kur ne bëjmë rregulla të njëjta me automatizëm kjo influencë në Beograd zgjerohet në vendet tona. Kosova nuk ka interes që ajo influencë të zgjerohet tek ne. Nuk është në interes as të liberalizimit, as të proceseve integruese as asgjë”, tha Haradinaj. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të integrimeve evropiane e kanë kundërshtuar nismën e Mini-Shengenit ballkanik. Sipas tyre, pas kësaj nisme fshihen shumë të panjohura që nuk e marrin për bazë realitetin politik të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.