Vuçiç me Putin: Nuk jam optimist për Kosovën
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i92943-vuçiç_me_putin_nuk_jam_optimist_për_kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk është optimist për arritjen e një kompromisi midis Beogradit e Prishtinës, që do të sillte, siç tha ai, zgjidhje përfundimtare për Kosovën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 04, 2019 13:13 Europe/Tirane
  • Vuçiç me Putin: Nuk jam optimist për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk është optimist për arritjen e një kompromisi midis Beogradit e Prishtinës, që do të sillte, siç tha ai, zgjidhje përfundimtare për Kosovën.

Vuçiq i bëri këto komente në Soçi të Rusisë, pas takimit me presidentin rus, Vladimir Putin.Ai e falënderoi Putinin edhe për, siç tha, “qëndrimin parimor të Rusisë ndaj Kosovës”. Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall në shkurt të vitit 2008.Dy presidentët iu drejtuan mediave, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të bashkëpunimit Serbi-Rusi në sferat ekonomike, politike dhe mbrojtëse. “Marrëdhëniet tona po zhvillohen shumë pozitivisht. Partneritetin tonë strategjik e konfirmon puna jonë e përditshme”, tha Putin. Vuçiq, në anën tjetër, tha se Serbia ka përfunduar pothuajse ndërtimin e pjesës së saj të tubacionit, që do të bartë gazin natyror rus nën Detin e Zi, duke anashkaluar Ukrainën Takimi në Soçi vjen pasi shërbimet e inteligjencës në Beograd njoftuan muajin e kaluar se kanë zbuluar një operacion spiunimi midis agjentëve rusë dhe zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të ushtrisë serbe. Por, Vuçiq u zotua se ky zbulim nuk do t’i rrezikojë marrëdhëniet “vëllazërore dhe miqësore” të Serbisë me Rusinë. Takimi i Soçit është i treti midis presidentëve të Rusisë dhe Serbisë këtë vit dhe i shtatëmbëdhjeti në përgjithësi, tha Presidenca e Serbisë.