Një grup boshnjak i lidhur me ISIS kthehet në Sarajevë nga Siria
Ministria e brendshme e Bosnje dhe Hercegovinës njoftoi të enjten se një grup prej katër anëtarësh të grupit terrorist ISIS u kthyen në Sarajevë, së bashku me gratë dhe fëmijët.
Shtatë burra që janë dorëzuar në prokurorinë e shtetit, me dy gra dhe tre fëmijë janë transferuar në qendrën e pritjes për ekzaminim dhe ndihmë të mëtejshme, sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme në Bosnje dhe Hercegovinë. Sipas deklaratës, disa ishin ndjekur penalisht nga organizatat ndërkombëtare dhe u akuzuan për organizimin e një grupi terrorist dhe bashkimin me grupe të huaja militante dhe terroriste. Vitet e fudnit gjykata e shtetit boshnjak tashmë ka gjykuar dhe burgosur katër persona që u kthyen nga Siria ose Iraku. Sipas ligjeve të Bosnjës dhe Hercegovinës, qytetarët që luftojnë jashtë vendit ose u rekrutohet për luftëra të huaja do të dënohen me burg deri në pesë vjet.