Samiti i Tiranës, deklarata e Ramës, Vuçiç, Gjukanoviç dhe Zaev
Në përfundimit të samitit të Tiranës, katër liderët e Ballkanit Perendimor kanë miratuar një deklaratë e cila në thelb tregon angazhimin e tyre për procesin e mini-shengenit, duke thënë se angazhohen për të zbatuar katër liritë të cilat janë:
Lëvizja e mallrave, Lëvizja e Njerëzve dhe Shërbimeve, Sistemi i vlerësimit dhe Lëvizja e lirë e kapitalit. Vendet angazhohen edhe për energji të pastër, ndërsa synim kryesor kanë anëtarësimin e tyre në Bashkimin Europian. Liderët analizuan progresin që nga momenti i njoftimit në Ohër më 10 nëntor dhe në Novi Sad më 10 tetor të shtimit të përpjekjeve për të zbatuar katër liritë në rajon, për të çuar para qëllimin që ka secili vend në rajon për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Një qëllim fillestar është të vënë në zbatim nisma aktuale rajonale për të gjithë anëtarët kurdo që kjo është e mundur. 6 vendet e Ballkanit Perëndimor janë të mirëpritur t’i bashkohen këtyre përpjekjeve, për shkak të frymës përfshirëse, të bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, si dhe me vizionin për të përmirësuar kushtet e jetesës për qytetarët tanë.