Mali i Zi: Ky është paralajmërimi i fundit për Mitropolitin Amfilohije
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i93599-mali_i_zi_ky_është_paralajmërimi_i_fundit_për_mitropolitin_amfilohije
Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq paralajmëroi Mitropolitin Amfilohije të mos nxisë trazira në Mal të Zi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 30, 2019 16:21 Europe/Tirane
  • Mali i Zi: Ky është paralajmërimi i fundit për Mitropolitin Amfilohije

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq paralajmëroi Mitropolitin Amfilohije të mos nxisë trazira në Mal të Zi.

“Ky është paralajmërimi i fundit për Mitropolitin Amfilohije për të mos nxitur trazira,” tha Markoviq. Gjatë natës së kaluar në shumë qytete të Malit të Zi ka pasur protesta të serbëve për shkak të miratimit të ligjit për liritë e besimit fetar, ku ka pasur të lënduar edhe policë. Tubimet erdhën pasi Këshilli i Kishës Ortodokse Serbe, lëshoi një deklaratë duke u kërkuar besimtarëve “të mblidhen në tempuj për t’u lutur … dhe të tregojnë se ne nuk do të tundemi para regjimit malazez”. Ndërkohë, në një deklaratë, policia malazeze akuzoi kishën për nxitje të dhunës. “Deklaratat po çojnë në pengesa të rendit publik dhe plagosjen e oficerëve të policisë”, thuhet në deklaratë. Sipas Ligjit, të miratuar të premten, bashkësitë fetare duhet të provojnë se kishin pronat para vitit 1918, kur Mbretëria e Malit të Zi u bashkua me Mbretërinë e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve, paraardhësin e Jugosllavisë. Nëse ata nuk mund ta vërtetojnë pronësinë, shteti do të marrë përsipër pronësinë mbi pronën e tyre.