Meta uron vitin e ri 2020
(last modified Tue, 31 Dec 2019 19:02:14 GMT )
Dhjetor 31, 2019 20:02 Europe/Tirane
  • Meta uron vitin e ri 2020

Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një videoje ka uruar shqiptarët për vitin e ri 2020, i cili do të trokasë pas pak.

Në këtë festë tradicionale të ndërrimit të viteve, të bashkimit dhe solidaritetit njerëzor e shpirtëror pranë vatrave të ngrohta familjare, të takimit me të dashurit e zemrës dhe miqtë tuaj në tryezat e gëzimit, shpresave dhe ëndrrave të reja, kam kënaqësinë t’i bashkohem urimit të përzemërt: GËZUAR VITIN E RI 2020! Qoftë një vit i mbarë dhe i begatë, i mbushur me lumturi, dashuri dhe paqe në çdo familje, në shoqërinë dhe në Shqipërinë tonë të dashur! Zhgënjimet që po lemë pas me vitin e vjetër, le të na ndihmojnë për një reflektim të thellë e të sinqertë në mënyrë që viti 2020 të jetë viti i realizimit të shpresave dhe ëndrrave të çdo shqiptari dhe familje shqiptare, por edhe viti që e afron Shqipërinë me familjen europiane dhe standardet e saj! Sot ne shkëmbejmë urimet më të mira për Vitin e Ri, por nga 1 janari duhet të mendojmë dhe të punojmë më shumë, të gjithë së bashku, për t’i dhënë dritë dhe shpresë të ardhmes sonë dhe të fëmijëve tanë në Atdheun tonë! E ardhmja është në dorën e secilit prej nesh dhe të bashkuar  do t’ia dalim! GËZUAR NË ÇDO VATËR SHQIPTARE! ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË DHE KOMBIN SHQIPTAR!

 

Tags