Kurti: Dialogu me Serbinë duhet të rishikohet dhe të rinisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i94411-kurti_dialogu_me_serbinë_duhet_të_rishikohet_dhe_të_rinisë
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për takimin me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 30, 2020 16:57 Europe/Tirane
  • Kurti: Dialogu me Serbinë duhet të rishikohet dhe të rinisë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për takimin me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Kurti e ka konsideruar takim të frytshëm ndërkaq ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të rishikohet dhe të rinisë. “Diskutim i frytshëm sot me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell në vizitën e tij të parë në Kosovë. Theksova se dialogu i lehtësuar nga BE-ja duhet të rishikohet dhe të rinisë. Bashkimi Evropian është një fuqi për të mirë dhe mbetet i domosdoshëm për të ardhmen e rajonit”, ka shkruar Kurti në Twitter. Ndërkaq, Borrell në intervistë ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri që të ecë përpara me vendosmëri dhe të përmbushë pritjet e njerëzve. Duke folur për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet që sa më parë ta kenë një marrëveshje finale, e cila i zgjidhë të gjitha problemet e hapura.