Macron jep sinjal për çeljen e negociatave me Shqipërinë
(last modified Sat, 15 Feb 2020 17:47:53 GMT )
Shkurt 15, 2020 18:47 Europe/Tirane
  • Macron jep sinjal për çeljen e negociatave me Shqipërinë

Macron në fjalimin në kuadër të Konferencës së Sigurisë ka folur për reformimin e Europës.

Ai ka kërkuar nga BE të mos fiksohet tek bisedimet e anëtarësimit, por më mirë të investojë tek shtetet e Ballkanit Perëndimor.Në fjalimin e tij në Mynih, presidenti Macron ka sinjalizuar se Franca do të heqë dorë nga bllokimi i çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nëse Bashkimi Europian ka ndryshuar rregullat e anëtarësimit, atëherë mund të flasim për këtë në samitin e BE në Bruksel, tha Macron në fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Ai kundërshtoi përshtypjen e krijuar, se vetëm Franca e kishte bllokuar vendimin e çeljes së negociatave. Ka pasur shumë vende të tjera pas “jo” së Francës, tha ai. Në tërësi presidenti francez shprehu dyshime për politikën e zgjerimit të BE. Një politikë e njësuar e jashtme kundrejt Turqisë apo Rusisë është gati e pamundur me më shumë se 30 anëtarë. Ai kërkoi që në vend që të fiksohet tek bisedimet e anëtarësimit, BE duhet të investojë tek shtetet e Ballkanit Perëndimor.

 

Tags