Vucic konfirmon planin për ndarjen e Kosovës
(last modified Wed, 19 Feb 2020 08:30:03 GMT )
Shkurt 19, 2020 09:30 Europe/Tirane
  • Vucic konfirmon planin për ndarjen e Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç për herë të parë ka pranuar se vendosja e taksës 100% nga Kosova, ka parandaluar arritjen e marrëveshjes për ndarjen e kësaj të fundit, me të cilën Serbia do të merrte jo vetëm veriun por dhe Anamoravën.

Në një intervistë për një medium serb, Vuçiç ka deklaruar se vendosja e taksës është bërë me përkrahjen e një vendi të fuqishëm perëndimor.Ai ka thënë se ky ka qenë shansi më i madh për Serbinë, por është humbur.Edhe në Kosovë të njëjtën e kanë pohuar edhe anëtar të partisë së Ramush Haradinajt, AAK-së, por pa treguar se kush qëndron mbrapa.Por, çështja e taksës vazhdon të mbajë të ndarë politikën kosovare.Derisa opozita e re është kundër heqjes, qeveria e re është e vendosur ta heq atë dhe ta zëvendësoj me reciprocitet, për siç kanë thënë të mundësohet rinisja e dialogut.Dialogu Kosovë- Serbi pritet të rinis shumë shpejt, por kësaj radhe jo vetëm me përfshirjen e Bashkimit Evropian por edhe Amerikës./TCH/