Populli i Bosnjës dhe Hercegovinës solidarizohet me popullin e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i95643-populli_i_bosnjës_dhe_hercegovinës_solidarizohet_me_popullin_e_iranit
Qytetarët e Sarajevës me shfaqjen e flamurit të Iranit, shprehin solidaritetin e popullit boshnjak me popullin e Iranit në luftën kundër virusit Korona.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 21, 2020 07:58 Europe/Tirane
  • Populli i Bosnjës dhe Hercegovinës solidarizohet me popullin e Iranit

Qytetarët e Sarajevës me shfaqjen e flamurit të Iranit, shprehin solidaritetin e popullit boshnjak me popullin e Iranit në luftën kundër virusit Korona.

Njëkohësisht me fillimin e Vitit të Ri të kalendarit iranian, godina e sallës kryesore të qytetit në Sarajevë gjatë një ceremonie me pjesëmarrjen e kryetarit të bashkisë së Sarajevës dhe ambasadorit iranian në Bosnjë dhe Hercegovinë si dhe të një grupi të gazetarëve, është kryer një veprim simbolik nga ana e popullit boshnjak dhe me anë të reflektimit të dritës, është shfaqur flamuri i Republikës Islamike të Iranit mbi ballin e kësaj godine dhe kjo iniciativë është bërë nga qytetarët boshnjakë në shenjë solidariteti me popullin e Iranit në luftën kundër përhapjes së virusit Korona.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Abdulah Skaka, kryetari i bashkisë së Sarajevës, me këtë rast duke kujtuar ndihmat e popullit të Iranit gjatë kohës së luftës në Bosnjë dhe Hercegovinës, ka theksuar mbështetjen e popullit boshnjak ndaj popullit të Iranit në përballje me epideminë e virusit Covid-19 dhe ka shprehur solidaritet me familjet e viktimave të shkaktuar nga virusi Korona në Iran dhe është lutur për kurimin sa më shpejtë të personave të infektuar me këtë virus.

Abdulah Skaka shtoi: “Godina e sallës kryesore të qytetit të Sarajevës sonte në mbështetje ndaj popullit dhe shtetit të Iranit në këto rrethana të vështira, do të paraqitet me ngjyrat e flamurit të Republikës Islamike të Iranit duke reflektuar dritat. Domethënia e këtij veprimi është kjo që qytetarët e Sarajevës dhe i gjithë populli i Bosnjës dhe Hercegovinës solidarizohet me popullin e Iranit në këtë rrethana të vështira të përhapjes së virusit Korona”.