Tërmete në Kroaci, ka edhe viktima
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i95661-tërmete_në_kroaci_ka_edhe_viktima
Një tërmet i fortë ka goditur në Kroacinë në orët e para të ditës së sotme me magnitudë 5.3.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 22, 2020 10:47 Europe/Tirane
  • Tërmete në Kroaci, ka edhe viktima

Një tërmet i fortë ka goditur në Kroacinë në orët e para të ditës së sotme me magnitudë 5.3.

Qyteti i Zagrebit u trondit nga një seri lëkundjesh këtë mëngjes, gjë që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në kryeqytetin kroat në një kohë kur qytetarët e saj tashmë merreshin me urgjencën e koronavirusit.

Sipas mediave vendase raportohet për një djalë 15-vjeçar i cili ka vdekur.

Ai vdiq në Institutin e Mjekësisë Emergjente në Zagreb, pasi ishte transportuar atje nga ambulanca pas shembjes së ndërtesës në Gjorgjiceva 13.

Kishte tre tërmete fillestarë, të gjithë disa kilometra në veri të Zagrebit. I pari kishte një madhësi 5.3 në 06:24, i dyti 5.0 në 07:01, dhe i treti në 07:41, me matje 3.7.

Një nga aspektet më shqetësuese të këtyre tërmeteve është pasoja në spitalin në Rebro, i cili gjithashtu u dëmtua.

Tri tërmete kanë ndodhur sot në mëngjes në Kroaci, konkretisht në Zagreb me rrethinë.

(E plotësuar) Dy tërmete të forta, njëri 5.3 dhe të tjerëri 5.0, goditën Zagrebin të dielën në mëngjes dhe shkaktuan dëme në ndërtesa.

Tërmeti i parë i fortë me 5.3 zgjoi banorët e Zagrebit në orën 6.24 dhe ishte tërmet që zgjati disa sekonda duke shkaktuar dëme në ndërtesa.

Në 7.01 të mëngjesit, një tërmet i ri u ndje në Zagreb. Dëmet e objekteve u raportuan në qendër të qytetit ku nuk kishte energji elektrike dhe ujë.

“Deri më tani, nuk ka raporte për viktima, dhe është ngritur Mbrojtja Civile e qytetit të Zagrebit”, tha kreu i asaj zyre, Pavle Kalinic.

Për shkak të mundësisë së tërmeteve të vogla, të ashtuquajturat dridhje, njerëzve u kërkohet të qëndrojnë jashtë dhe të mos banojnë në ndërtesa të dëmtuara, shkruan Qendra Evropiane e Sizmologjisë Mesdhetare në Twitter.

Lëkundje të forta tërmeti në Zagreb

Një tërmet i fortë është ndjerë mëngjesin e kësaj të diele në Zagreb të Kroacisë.  Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane, EMSC tërmeti ishte me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte 7 kilomenta në veri të Zagrebit.

Sipas të dhënave thellësia e tij ishte 10 kilometra. Nuk janë raportuar për të lënduar apo dëme materiale.