Komuniteti Mysliman i Shqipërisë cakton pesë rregulla për këtë Ramazan
(last modified Thu, 23 Apr 2020 20:13:14 GMT )
Prill 23, 2020 22:13 Europe/Tirane
  • Komuniteti Mysliman i Shqipërisë cakton pesë rregulla për këtë Ramazan

Të premten fillon muaji i bekuar i Ramazanit, i cili  për shkak të pandemisë, do të  jetë ndryshe, pa lutjet e përbashkëta  të besimtarëve.

Kreu  i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu i ka bërë thirrje besimtarëve që të respektojmë rregullat dhe protokollet, për t’u mbrojtur nga Covid-19. “Situata e krijuar nga Covid-19 na ka detyruar që Ramazanin këtë vit ta përjetojmë kryesisht brenda një rrethi të ngushtë dhe familjar. Me shpresën dhe lutjet që tubimet për teravi, namaze nate dhe përjetimi i këtij muaji me xhemat të kthehet sa më shpejt”. Kreu i Komunitetit Mysliman  i këshillon besimtarët që të mos harrojnë gjatë këtyre ditëve që iftaret e përvitshme le ti kthejmë në ndihma për familjet në nevojë. Kreu i komunitetit mysliman  uron besimtaret agjërim të mbarë  dhe  sjelltë ky muaj begati, mirësi, paqe në familjet e gjithë shqiptarëve shoqërinë. “Lus Zotin që kjo situatë e krijuar nga koronavirusi të largohet sa më shpejt dhe të rikthehemi sërish tek përjetimi i namazeve në xhami, iftareve të përbashkëta dhe takimeve vëllazërore”, u shpreh ai.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë merr këto vendime:

Ngarkohen të gjithë myftinjtë dhe stafi i tyre të ndërmarrin fushata sensibilizuese dhe të informojnë të gjithë besimtarët që muajin e Ramazanit dhe ritualet fetare t’i kryejnë në banesat e tyre.

Gjatë Muajit të Ramazanit anulohet edhe falja e namazit të Teravive me xhemat dhe organizimi i iftareve të përbashkëta, deri në një vendim të dytë.

Vazhdon të jetë në fuqi anulimi i tubimeve masive si: ligjërata, kurse në xhami, namazi i Xhumasë dhe të gjitha aktivitetet me natyrë tubuese.

Ezani të vazhdojë të thirret në mënyrë të rregullt në të gjitha xhamitë.

Zbatimi me rigorozitet i të gjitha sugjerimeve dhe këshillave të nxjerra nga autoritetet përkatëse në vendin tonë si dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

 

Tags