MEK dhe ISIS dy anë të një monedhe dhe mbështetja e Amerikës
Botimi amerikan Intercept ka intervistuar disa prej anëtarëve të larguar të grupit terrorist MEK, me të cilët ka diskutuar mbi ideologjinë ushtarake të Masud Raxhavi dhe mbi jetën e tmerrshme të anëtarëve të kësaj organizate terroriste.
Në këtë pohim tronditës, personat në fjalë kanë folur mbi ndarjen e detyrueshme të prindërve me fëmijët, kryerjen e operacioneve mbi femrat për të parandaluar shtatzëninë dhe fjetja e Masud Raxhavi me femra të ndryshme, të cilat më pas i ka varur
Ky botim në raportin e tij analitik ndër të tjera thotë:
- Që nga koha e formimit të grupit MEK në vitin 1963, kjo organizatë ka vendosur shumë bomba, ka kryer misione shkatërruese, si dhe ka vrarë shumë iranianë dhe disa amerikanë.
- Amerika nga viti 1997 deri në vitin 2012 organizatën MEK e ka cilësuar një organizatë e huaj terroriste. Mirëpo kjo organizatë e cila ishte kundër ndërhyrjes së Amerikës në Iran, ndryshoi strategjinë dhe pozicionin e saj dhe u kthye në një forcë e përshtatshme për armiqtë e Iranit sidomos për konservatorët amerikanë, vendet përreth Gjirit Persik dhe Izraelit. Kryetarja aktuale e MEK ka lidhje të afërta me disa politikanë të njohur amerikanë si John Bolton ish këshilltar i sigurisë kombëtare të Donald Trump dhe Rudy Juliani avokati personal i Donald Trump. Që të dy këta persona marrin pjesë në ceremonitë festive të MEK.
- Intervista me 6 anëtarë të larguar të kësaj organizate, tregon se kjo organizatë shumë nga anëtarët e saj i izolon, i torturon ose i eliminon. Një tjetër krim është detyrimi i dhjetëra anëtarëve femra të kësaj organizate për të kryer marrëdhënie seksuale me Masud Raxhavi, si sterilizimi i grave, me qëllim që ato të ishin në dispozicion të plotë për kreun e organizatës.
- Batul Sulltani ( një prej ish komandantëve të MEK) thotë: Në kohen kur juve iu bëhet shpëlarje truri, atëherë bëni çdo gjë. Kryeni operacione ushtarake, kryeni marrëdhënie seksuale me kryetarin tuaj, jepni informacione dhe spiunoni.
Isa Azade ( ish oficer ushtarak informativ i MEK) thotë: Nëse dikujt i lindje ndonjë dyshim mbi Raxhavinë, ishte njësoj sikur të kishte dyshime mbi Zotin.