Grekët në protesta kundër racizmit
(last modified Thu, 04 Jun 2020 05:39:23 GMT )
Qershor 04, 2020 07:39 Europe/Tirane
  • Grekët në protesta kundër racizmit

Grekët në shenjë solidariteti me popullin amerikan janë mbledhur përballë ambasadës amerikane në Athinë për të shprehur irritimin ndaj shtypjes me dhunë të protestave në Amerikë.

Grekët në këtë protestë janë solidarizuar me popullin amerikan dhe kanë kërkuar ndërprerjen e dhunës së policisë amerikane ndaj zezakëve dhe njerëzve me ngjyrë. Protestuesit grekë në këto protesta kanë hedhur slogane të tilla si “ Hiqni dorë nga populli i varfëruar amerikan dhe sidomos nga zezakët”, “ Deri tani keni shtypur vendet dhe popujt e tjerë duke ndërhyrë tek ata ndërsa tani jen duke vrarë zezakët në Amerikë”. Grekët gjithashtu kanë dënuar heshtjen e organizatave ndërkombëtare dhe të të drejtave të njeriut përballë krimeve të qeverisë amerikane. Ditët e fundit në Amerikë dhe në shumë qytete të tjera të botës mes tyre në vendet evropiane janë organizuara protesta kundër krimit më të fundit të policisë amerikane. Një polic i bardh amerikan duke shkelur me gju qafën e afro-amerikanit George Floyd shkaktoi vdekjen e tij. Ngjarja që ndodhi në qytetin Mineapolis shkaktoi reagime në të gjithë Amerikën dhe botën ku u organizuan protesta kundër racizmit.

Tags