Greqia: jemi gati për përballje me forcat ushtarake turke
Ministri i mbrojtjes i Greqisë njoftoi se vendi i tij është në gatishmëri që të përballet me forcat ushtarake të Turqisë për ruajtjen e sovranitetit dhe territorit të vendit.
Nikos Panagiotopoulos deklaroi se në rast të vazhdimit të veprimeve të Turqisë në detin Mesdhe, vendi i tij është gati të përballet ushtarakisht me forcat turke për mbrojtjen e integritetit territorial të Greqisë. Ministri i mbrojtjes i Turqisë vuri në dukje se Turqia kohët e fundit është bërë shumë agresive dhe shtoi se ushtria greke po monitoron çdo lëvizje të Turqisë. Kryeministri i Greqisë ditën e mërkurë në një letër drejtuar krerëve të BE ka paralajmëruar mbi lëvizjet e Turqisë kundër Greqisë duke thënë se kjo mund të krijojë një krizë mes Turqisë dhe Greqisë. Turqia dhe Greqia kanë mosmarrëveshje mbi zbulimet e naftës dhe nxjerrjen e saj në disa ishuj të Mesdheut. Më herët Rexhep Taip Erdogan president i Turqisë në një konferencë të përbashkët shtypi me Faez Seraxh kreu i qeverisë së Libisë tha se të dy vendet do të zgjerojnë aktivitetet e tyre në naftë dhe gaz në Mesdhe.