Trump: 640 ushtarë amerikanë mbeten në Kosovë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i97750-trump_640_ushtarë_amerikanë_mbeten_në_kosovë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar mbështetjen për operacionet e forcave të armatosura ndërkombëtare në Kosovë, pak ditë pasi qeveria e re e Kosovës ka dhënë shenja të zotimit për dialog me Serbinë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 10, 2020 17:12 Europe/Tirane
  • Trump: 640 ushtarë amerikanë mbeten në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar mbështetjen për operacionet e forcave të armatosura ndërkombëtare në Kosovë, pak ditë pasi qeveria e re e Kosovës ka dhënë shenja të zotimit për dialog me Serbinë.

Me një letër drejtuar dy dhomave të Kongresit, presidenti Donald Trump informoi të martën se trupat amerikane të KFOR-it do vazhdojnë misionin e garantimit të sigurisë dhe lirisë së lëvizjes në territorin e vendit. Forca e Kosovës operon që nga 11 qershori i vitit 1999 pas konfliktit Kosovë-Serbi, me një rezolutë të Kombeve të Bashkuara dhe me përfshirjen e NATO-s e institucioneve partnere. "Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë trupa në Forcën e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët dhe institucionet ndërkombëtare për të parandaluar armiqësitë e reja në Kosovë. Rreth 640 ushtarë amerikanë janë pjesë e personelit prej 4 mijë trupash të KFOR-it. Si kryekomandant unë udhëzoj pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të SHBA-ve në të gjitha operacionet e lartpërmendura," shkroi Trump në letrën e tij. Në mars të këtij viti, dy senatorë amerikanë paralajmëruan se SHBA-ja mund të tërheqë trupat ushtarake nga Kosova nëse nuk do të shfuqizohej tarifa 100 për qind ndaj mallrave serbe.