Vuçiq: Jemi gati për dialog me palën kosovare, por dorëzohemi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i97784-vuçiq_jemi_gati_për_dialog_me_palën_kosovare_por_dorëzohemi
Beogradi dëshiron të vazhdojë të balancojë lidhjet e saj me Perëndimin, Kinën dhe Rusinë ndërsa kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe të arrijë një zgjidhje me Kosovën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 11, 2020 18:18 Europe/Tirane
  • Vuçiq: Jemi gati për dialog me palën kosovare, por dorëzohemi

Beogradi dëshiron të vazhdojë të balancojë lidhjet e saj me Perëndimin, Kinën dhe Rusinë ndërsa kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe të arrijë një zgjidhje me Kosovën.

Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për agjencinë e lajmeve Reuters, para zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Sipas Reuters, para se të anëtarësohej në BE, Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, e cila shpalli pavarësinë në 2008, pothuajse një dekadë pas një lufte brutale, pavarësi kjo e njohur nga mbi 100 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e anëtarëve të BE-së. Por Serbia, e cila e sheh Kosovën si një “djep të pandashëm të identitetit të saj kombëtar”, ka bllokuar anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, së bashku me aleatët e saj Rusinë dhe Kinën. Dhe Vuçiq, Partia Progresive Serbe në pushtet e të cilit është pararendëse në një zgjedhje parlamentare më 21 qershor, tha se Serbia ishte e gatshme të bisedonte me Prishtinën “pa një afat kohor” dhe “me mirëbesim”, por që njohja e ndërsjellë nuk ishte në rendin e ditës.“Ne jemi gati për bisedime por … pa flamur të bardhë”, ka thënë ai për Reuters në një intervistë. “Dialogu është i mirëpritur nëse është një dialog … në të cilin mund të shihet se çfarë është e mundur, çfarë është një kompromis”. “Ne besojmë se është në interesin më të mirë të shqiptarëve (të Kosovës) dhe komunitetit ndërkombëtar … të flasim për një fluks të lirë të kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve”.